Deklarata e Berishës: Shkëlzeni në politikë

Ish-Kryeministri deklaroi se biri i tij Shkëlzen Berisha ëhstë në politikë që fëmijë. “Ai godiste me gurë makinat e policisë kur ishte ende fëmijë” tha Berisha duke ju referuar viteve ’91. Berisha deklaroi se Shkëlzeni është marrë me politikë gjithmonë dhe e ka rrugën e hapur për të vazhduar.
Ish-Kryeministri i bëri këto deklarata në përgjigje të pyetjes së gazetares Eni Vasili, e cila ju referua akuzave të Ramës dhe ministrave të tij ndaj Shkëlzen Berishës.

-Në elitën politike janë kthyer fëmijë të ish-drejtuesve të komunizmit, sa përgjegjës e ndieni veten?
Nuk nënkuptoja kurrë bashkëvuajtës ish-të përndjekur politikë, xhelatë të diktaturës. Të gjithë të tjerët po, përveç këtyre dy kategorive. E gjithë inteligjenca shqiptare që heshte, që konformohej dhe që ishin dhjetëra mijëra, ishin një shtyllë e fuqishme e qëndrimit të diktaturës. E tërë pjesa tjetër e popullatës që shkonte dhe votonte në kutitë e votimit, me votë sekrete votonte për partinë e punës. Një bashkëfajësi duhet ta ndiejmë këtu. Problemi më madhor i shqiptarëve është mungesa e pendesës. Po ti marrësh bashkëqytetarët tanë të dashur që unë i admiroj, nuk kam dëgjuar njeri tjetër të kërkojë falje në këtë vend. Unë kam kërkuar të falur sepse kam votuar për diktaturën.

-Në emër të kujt keni kërkuar falje?
Unë kam votuar për diktaturën, kam kërkuar falje.

-Ndjesë tjetër që doni ta bënit?
Kjo është një ndjesë që e kam bërë disa herë, që të hap rrugën, që njerëzit të ndjejnë bashkëfajësinë, dhe të kërkojnë ndjesë. A e dini që në familje nuk flisni me njëri-tjetrin, i ruheshin njëri-tjetrit.

-Çfarë po diskutonit në këtë fotografi?
Asgjë nuk harroj unë, ky është mitingu që Rama erdhi në legalizimin e PD. Rama nuk ishte në ditët e protestës, ka qenë në Korfuz se kishte një ekspozitë, e kishin nis për ta larguar nga problemi. U kthye, erdhi në mbledhje, e nxori Gramoz Pashko jashtë nga mbledhja, se u soll shumë harbut, dhe ishte i veshur me këpucë zbori, me çorape të leshta, dukej kukubet. Pashko tha nuk e duroj dot kështu.
Çfarë ndodhi, u zhduk nuk erdhi më. Kur vjen ditën e mitingut dhe më kërkon, dua të flasim më tha. I thashë të vërtetën, më vjen keq por është përcaktuar se kush do flasë. Unë nuk mundem dhe këtë po i shpjegoj. Nuk mundem ta prish këtë protokoll. Ky siç e ka zakon, këputi dhe një të sharë dhe u largua me Ardianin. Ndërkohë që iku dhe s’u duk më. E kam takuar dhe njëherë tjetër. Më 15 janar zhvillohet një miting me institucionet artistike të Tiranës në sheshin “Italia”. Ky erdhi me Kasem Trebeshinën dhe Ardian Klosin. Ky nuk çonte fjalë përpara por vinte papritur. Do flas tha se ju nuk flisni si duhet. Unë do them që nga një komunist të varet në shtyllë. I thashë po babën ku do e varësh. Në shtyllë tha. I thashë atëherë shko dhe krijo partinë e varjes në shtyllë. E lashë të fliste, nuk tha ato, tha na skuqi si kinezët…
Sapo unë sulmova Enver Hoxhën, sigurimi i shtetit me malavitën që kishte mbledhur u fut dhe çau në dysh mitingun. Pastaj ka ardhur, hera e tretë dhe e fundit, në një takim me intelektualët e Tiranës. Aty i janë përveshur intelektualët dhe jo Sali Berisha. I është ngritur e ndjera Fatbardha Shkupi dhe i ka thënë Edi Rama të kërkosh ndjesë për persekutimin që më ka bërë Kristaq Rama mua, për pasoja e atij persekutimit dhe pastaj të vish të më japësh leksione mua. Është ngritur dhe ka ikur.

Artikulli paraprakBerisha: Pse ishim bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës
Artikulli tjetër“Courier des Balkans”: 330 mijë kanë lënë Shqipërinë në këto vite