Është ndalur edhe Mattia de Sciglio. Me kthimin e skuadrës në stërvitje ka ardhur një tjetër lajm i keq në lidhje me dëmtimet. Pas dy ditëve pushim, që Allegri i dha skuadrës pas fitores në derbi, raporti mjekësor i bardhezinjve ka shpjeguar arsyet e ndalesës së mbrojtësit. “Nuk ka marrë pjesë në stërvitje për shkak të një gositje që ka marrë në kofshën e majtë në derbi. Pas kontrolleve të para, jemi në pritje të verifikimeve të mëtejshme që do të bëhen në ditët në vazhdim”. Kështu, në pritje të kontrolleve të mëtejshme për Higuain dhe Bernardeschi, trajneri i Juventus duhet të përballet me problemin e radhës në pritje të ndeshjes së të dielës së ardhshme që bardhezinjtë do të luajnë kundër Atalanta-s. Nuk është i sigurt rikuperimi i ish-milanistit as për ndeshjen e kthimit të 1/8-ve të Champions League, që Juventus do të luajë 7 marsin e ardhshëm në fushën e Tottenham. Gjithsesi, ka pasur edhe lajme të mira për kampionët në fuqi të Italisë. Mandzukic dhe Matuidi, në fakt, janë kthyer të punojnë me grupin dhe duket se kanë rikuperuar plotësisht nga dëmtimet respektive. Pikërisht kthimi i sulmuesit mund ta shtyjë Allegri-n që të zgjedhë skemën 4-2-3-1 kundër zikaltërve. Nëse kjo do të ndodhë, Dybala dhe Douglas Costa do të luajnë mbrapa krahëve të ish-sulmuesit të Bayern.
Kryesore
Continue to the categoryPërse progres-raporti i BE nuk flet për arrestime politike në Shqipëri?
Nga Ervis Iljazaj
Në mediat shqiptare sot është publikuar progres-raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2024. Ky progres raport hedh poshtë të gjitha...