Unai Emnery mendon vetëm për ndeshjen e kthimit me Real Madrid. Në profilin e tij në Instagram ka ardhur një paralajmërim për “Los Blancos”, ndoshta me synimin për të frikësuar sadopak kundërshtarin, por kryesisht për t’i dhënë zemër të tijëve, të cilët do të duhet të përmbysin humbjen 3-1 të pësuar në “Santiago Bernabeu”. “Në pjesën më të madhe të ndeshjeve të këtij sezoni, kemi treguar se mund t’ia dalim, veçanërisht, sepse do të luajmë në Parkun e Princave, që do të na japë një shtysë të madhe, siç tregojnë edhe 17 fitoret e marra këtë vit. Marseille dhe Real Madrid, – ka thënë Emery që mendon edhe për Ligue 1, – e dinë se duhet të vijnë në Paris, por nuk e dinë se çfarë i pret”. “Do të përgatitemi në maksimum për këto dy përballje, jemi të bindur dhe të vendosur. Do të japim maksimumin pa menduar për të shkuarën apo për të ardhmen, por vetëm për ndeshjen që do të luajmë. Do të luajmë në Parkun e Princave, në shtëpinë tonë dhe bashkë me tifozët tanë do të bëjmë gjithçka është e mundur për të vazhduar shkrimin e historisë së PSG”.
Kryesore
Continue to the categoryDurrësi dhe drejtësia: një reflektim mbi atë që humbet dhe atë...
Nga Teuta Kalakula*
Pas një beteje të gjatë për mbrojtjen e vlerave të qytetit tonë mijëvjeçar – një përballje me ish-kryetarin z. Dako, gjykatat dhe...