Goefrey Kondogbia ia ka dhënë një ‘shuplakë’ Interit, gjatë një interviste për një media spanjolle, ku ka evidentuar dëshirën për të mos u kthyer më në Milano. Ai është shprehur se te zikaltrit mbizotëron kaosi, me trajnerë e lojtarë që ndërrohen çdo vit, ndaj edhe skuadra nuk arrin të shprehet. “Te Interi problemi i vërtetë është çekuilibrimi. Eshtë pak ambient kaotik, pasi në 2 vitet e fundit kanë ndërruar 4-5 trajnerë dhe shumë lojtarë. Këto lloj situatash janë të vështira për t’u shprehur, aq më tepër, kur je një lojtar i ri dhe ke nevojë për mbështetje dhe vazhdimësi. Një klub ka nevojë për vazhdimësi, edhe kur gjërat nuk shkojnë mirë në fillim, pasi pavarësisht kualitetit, është e vështirë të shkosh përpara, nëse ndërron vazhdimisht. Unë jam shumë i lumtur te Valencia dhe po punoj shumë për të merituar qëndrimin këtu, pasi dua të luaj gjatë për këtë skuadër”, u shpreh Kondogbia. Këto deklarata vijnë vetëm pak orë, pasi në mediat spanjolle po qarkullonte lajmi se, Valencia nuk ka para për të paguar kartonin e francezit dhe ai do të duhet të kthehet te Interi në fund të sezonit.
Kryesore
Continue to the categoryVendimi i Gjykatës Kushteteuse nuk hoqi asnjë imunitet të asnjë deputeti
Nga Fitim Zekthi
Ka vite, por të paktën që nga viti i kaluar ky diskutim ka hyrë në një fazë tjetër, që imuniteti parlamentar bëhet...