Katastrofa urbane e Ramës nuk do të ndalet. Vemja i bashkisë së Tiranës, i cili është një lolo në duart Ramës pranon se do të kemi një Teatër me kullë njëlloj si me stadiumin.
Ai u pyet fillimisht për godinën e Teatrit Kombëtar, për të cilin tha se duhet shembur sepse është një projekt pa vlerë i Italisë fashiste. Duke iu referuar një studimi të arkitektëve të huaj, ai tha se teatri ka qenë ndërtuar me tallazh dhe lëndë të tjera të dëmshme, që ka shkaktuar dëme dhe sëmundje kancerogjene tek artistët e teatrit.
Po kështu, ai tha se teatri i ri do të jetë veç godinë për artin, pa kullë.
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, duke iu përgjigj kritikëve për shembjen e Teatrit Kombëtar, u shpreh me ironi se unë nuk jam gjitholog, jam injorant. Sipas tij për këtë teme duhet të flasin aktorët dhe arkitektët dhe jo ata që flasin për gjithccka pa patur njohuri. Ai ngulmoi se godina nuk ka asnjë vlerë, kjo referuar arkitektëve italianë.