Vdes në aksident 23-vjeçarja, nuk u lejua të shkojë në Itali nga Policia Kufitare

23-vjeçarja Elena Avdillari, banuese në Tiranë, por me origjinë nga Korça, humbi jetën në një aksident tragjik mesnatën e të mërkurës bashkë me shoferin e taksisë. 23-vjeçarja po kthehej nga Porti i Durrësit. Ajo do të nisej me traget drejt Italisë, por për shkak të dokumentacioneve të munguara, uniformat blu në port e kishin kthyer mbrapsh. Kështu, ajo mori taksinë për t’u kthyer në Kombinat, ku edhe kishte banesën, por fatkeqësisht nuk arriti dot të shkonte më kurrë. Aksidenti fatal i mori jetën asaj dhe taksistit nga Durrësi, Bujar Agalliu 60 vjeç.
Aksidenti i rëndë ndodhi pak para mesnatës së të mërkurës. Sipas policisë, makina tip “Benz” me targa AA 060 SP është përplasur me mjetin Taksi me targa DR 475 TX. Kjo e fundi për të devijuar është futur në një karburant. Në sediljen e parë të mjetit tip “Benz” janë gjetur dhe njolla gjaku.
Në sediljen ku ishte ulur 23-vjeçarja nga Tirana u gjet një biletë udhëtimi për në Itali. Por Policia Kufitare e Durrësit konfirmoi se Elena Avdillari nuk ishte paraqitur në port për të kryer veprime.
Elena Abdillari ka bërë check-in mbrëmjen e së mërkurës në Portin e Durrësit rreth orës 21:00, por është kthyer nga Policia Kufitare, me motivacionin e mosplotësimit të dokumentacioneve. Sipas të dhënave konfidenciale, Elena rezulton person me lëvizje të herë pas hershme nëpërmjet pikave të ndryshme kufitare të vendit. Po ashtu, rezulton person që është kthyer shumë shpesh nga thyerja e dokumenteve për leje qendrimi sipas marrëveshjeve Schengen.

Elena ka hyrë dhe dalë vetëm këtë vit 4 herë jashtë vendit, ndërsa herën e fundit që nuk është lejuar të dalë jashtë vendit nga pika kuftare e Rinasit më 10 janar 2018.
Ndërsa personi i shpallur në kërkim, është shtetasi Dardan Gjekaj 24 vjeç banues në Shkodër, po ashtu rezulton shtetas me hyrje dhe dalje të shpeshta jashtë vendit nëpërmjet pikës kufitare Hani i Hotit, që përkojnë me të njëjtat data të viktimës.
Aksidenti rrugor me dy viktima që ndodhi mbrëmë në mesantë pranë Maminasit sipas hetuesve mund të jetë shkaktuar me qëllim nga i riu që ndodhej në “Benz”-in që përplasi taksinë. Sipas burimeve policore, pas aksidentit drejtuesi i automjetit, gjendja shëndetësore e të cilit nuk dihet, është larguar nga vendngjarja dhe nga një person tjetër. Sipas deklaratës për shtyp të policisë në mjetin tip “Benz” me targa AA060 SP, patrulla që mbërriti në vendnngjarje nuk gjeti asnjë person.
Hetuesit flasin për një aksident të qëllimshëm, ku drejtuesi i mjetit që e shkaktoi atë mund të ketë pasur njohje me 23-vjeçaren.
Policia dyshon se, në momentin që 23-vjeçarja është larguar me taksi në drejtim të Tiranës, është ndjekur nga automjeti tip “Benz”. Në pamundësi për të ndaluar taksinë, mendohet se i riu që ndodhej në timon e ka goditur atë nga pas, duke shkaktuar edhe aksidentin fatal.

Artikulli paraprakVrasja e Devi Kasmit, Apeli lë në burg Efthimioun e dy të tjerët
Artikulli tjetërSulmohet me thikë trajneri i “Vllaznisë”, Ernest Gjoka