Sulmuesi i Atletico shkon në Kinë, 10 milionë euro në sezon

Sulmuesi i Atletico Madrid, Yannick Carrasco, do të shkojë te skuadra e kampionatit kinez, Dalian Yifang dhe klubi spanjoll do të marrë 30 milionë euro. Vetë futbollisti do të përfitojë 10 milionë euro për secilin nga tre sezonet e ardhshme. Kampionati kinez do të fillojë në muajin mars dhe deri më 28 shkurt merkato është e hapur. Kësisoj Dalian Yifang arriti të marrë futbollin belg që bëhet i dyti nga përfaqësuesja e këtij vendi që do të zbarkojë në Kinë. Përpara 24-vjeçarit ishte Axel Witsel, që gjatë muajit janar firmosi për Tianjin Quanjian. Klubi kinez po synon të marrë edhe shokun e tij te Atletico Madrid, Fernando Torres, për të cilin trajneri Diego Simeone ka dhënë leje që të largohet. Carrasco u la jashtë ekipit që luajti në Europa League kundër FC Copengahen, duke dhënë sinjalin se marrëveshja e tij me klubin kinez është finalizuar. Ish-sulmuesi i Monaco ka pasur oferta edhe nga klubet e Premier League si Chelsea, Arsenal dhe Tottenham, por mesa duket ka zgjedhur “malin” me para që do të marrë në Kinë, përpara futbollit kompetitiv në nivelet më të larta.

Artikulli paraprakGareth Bale do të largohet!
Artikulli tjetërPD rezolutë në Parlament: Shantazhimi i gazetarëve nga njeriu i landfillit të vdekjes, i dënueshëm