Faturat e energjisë, raporti mbi 65% e familjeve kanë vështirësi me pagesat

Mbi 65% e familjeve shqiptare, me të ardhura mujore deri në 50 mijë lekë kanë vështirësi në pagesën e faturës së energjisë elektrike”. Në këtë përfundim, ka arritur një raport mbi varfërinë energjetike, i cili jep të dhëna mbi tipologjinë e ndërtesave të vlerësuara, si përdoret energjia në ndërtesat e vlerësuara, raporti kosto e energjisë/të ardhura për përballimin e shërbimeve të domosdoshme minimale jetësore etj.
“Familje, të cilat janë 90 mijë lekë do të kenë vështirësinë më të madhe në pagesën e faturës së energjisë elektrike. Kjo përqindje fillon që të ulet, por diferenca ndoshta nuk është kaq e theksuar. Kjo ndjehet te familje, të cilat kanë të ardhura mesatare mujore mbi 50 mijë lekë, të cilët janë shprehur se rreth 34 për qind e tyre kanë vështirësi në pagesën e faturës së energjisë elektrike. Familje, të cilat kanë të ardhura mesatare 90 mijë lekë, pothuajse 94% e tyre kryejnë sjellje si mbyllja e dritave, apo ngrohja vetëm me një dhomë, ngrohja më pak e ushqimeve, pra kryejnë veprime që synojnë të ulin kostot e faturës së energjisë elektrike”.

Në studim u përfshinë dhe institucionet arsimore, shëndetësore dhe ato të administratës publike, që sipas raportit shpenzojnë më pak se 1% të buxhetit të tyre për faturat e energjisë.
“Pothuajse 1% e buxheteve të institucionet e edukimit publik apo administratës publike shkon për koston e faturës, pra, mesatare vjetore të energjisë elektrike. Kjo përqindje është pak më e ndjeshme te institucionet e Shëndetit Publik apo dhe te hotelet, të cilët kanë përqindjen më të lartë. Kryesisht janë që ngrohin vetëm ambiente të punës së tyre, duke evituar ngrohjen për shembull të korridoreve apo ambienteve të tjera të punës”.
Vlerësimi i varfërisë energjetike përfshiu 1954 subjekte, nga të cilët 1539 familje dhe 415 institucione, në Shkodër, Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Berat, ndërsa jep dhe një sërë rekomandimesh për institucionet vendore dhe politikat sociale.
“Për nxitjen e praktikave më të mira të investimeve nga pushteti vendor si dhe hartimin e politikave qendrore për rinovimin e ndërtesave aktuale, pasi është thelbësore për kushtet minimale të domosdoshme të një qytetari. Janë problematika, të cilat mund të anashkalohen, përballohen në qoftë se nxiten praktika të investimeve”.

Fryrja e faturave

Ish-drejtori tregon se, pasi faturistët dërgonin leximet e abonentëve për secilin muaj, përpara se të lëshonte faturën me vlerat respektive, zyra qendrore e OSHEE-së në Tiranë llogariste humbjet për secilin rajon ose çdo njësi dhe pastaj i frynte faturat e qytetarëve për të ulur humbjet. Fatos Krasniqi është 53 vjeç, kryefamiljar dhe i papunë prej disa vitesh. Ai thotë se, situata e familjes së tij është shumë e vështirë dhe prej 1 muaji kanë mbetur edhe pa energji elektrike. “Ne jemi fukarenj, nuk kemi drita. Mendojmë se kemi mbifaturim, në muajin mars 2017 na ka ardhur një faturë ku tregon se jemi debitorë për shumën 1.5 milionë lekë [të vjetra]”, tha Krasniqi gjatë një interviste për BIRN në muajin dhjetor. Krasniqi shprehet se, ka shkuar në shumë zyra të kompanisë dhe të institucioneve të tjera, edhe në atë të Entit Rregullator të Energjisë, por kudo ku ka shkuar e kanë kthyer mbrapa dhe i kanë thënë që të paguajë shumën. “Kemi një muaj pa drita, i lutemi të na japin zgjidhje, sepse kam vajzën shtatzënë, tani është dimër”, shtoi ai, i cili më pas tregon se dhe vetë ka një gjendje shëndetësore të rënduar. Rasti i Krasniqit nuk është i izoluar. Në zyrat e Kujdesit të Klientëve pranë njësisë qendrore të OSHEE radha e ankesave është e gjatë.

Ankesat për mbifaturimet

Vetëm gjatë vitit që shkoi, kompania mori 62 mijë ankesa me pretendime për keqfaturim. Sipas OSHEE-së, keqfaturimi ndodh në raste “sporadike, kryesisht si gabim teknik i lexuesve ose papërgjegjshmëri e tyre, ose në rastet kur nuk kanë shkuar rregullisht sipas grafikut të përcaktuar për leximin e abonenteve”. Por ndryshe nga çfarë pretendon kompania, dokumente dhe dëshmi nga zyrtarë, ish-zyrtarë dhe faturistë të OSHEE-së të siguruara nga BIRN, ngrenë dyshime se disa drejtori rajonale të kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike i mbifaturojnë qytetarët në bazë të një plani mujor që shpërndahet nga zyrat qendrore dhe ka për qëllim të fshehë humbjet në rrjet dhe të përmirësojë treguesit e kompanisë. Të dhënat e siguruara nga BIRN, tregojnë se kompania është nën hetim nga Prokuroria, pasi dyshohet se zyra qendrore e saj qëndron pas mbifaturimit të një numër qytetarësh në Shkodër. E pyetur nga BIRN për akuzat se, mbifaturon në mënyrë masive abonentët, OSHEE i hodhi poshtë si të pavërteta.

Artikulli paraprakNdryshimet e reja, si do veprohet për ndërprerjet dhe lidhjet e reja
Artikulli tjetërShpresoj që e ardhmja ime të jetë te Milan