Ademi dënon përjashtimin e familjeve nga skema ekonomike

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Shkodër ka nisur të diskutohet për skemën e re të ndihmës ekonomike. Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi u shpreh e indinjuar për përjashtimin e 2461 familjeve nga ndihma ekonomike. Ademi tha se, “asnjë nga familjet e përjashtuara nga skema e ndihmës ekonomike nuk rezulton me gabime nga vitet e mëparshme.Të gjitha ato familje janë trajtuar në mënyrë të drejtë me ndihmë ekonomike. T’u thoni njerëzve të riaplikojnë është mashtrimi më i madh që mund t’i bëhet një familjeje të varfër. Pse duhet të riaplikojnë 2461 familje?! Pse duhet të sorollaten?! Ku vendoset pragu se ku janë pikët minimale e maksimale që duhet të marrë një familje që të fitojë ndihmën ekonomike?!
Pra, nuk ka transparencë në këtë proces. Po flasim për familje ekstremisht të varfëra. Vlen që të bërtasim fort. Në dy letra të dërguara Gramoz Ruçit dhe Kryeministrit e kryetarëve të grupeve parlamentare me të njëjtën kërkesë e rëndësi për vëmendje. Skema ose duhet të ndryshojë, ose do të bëjmë luftë, pasi nuk shoh situatë më të rëndë se kjo”, deklaroi i indinjuar Ademi.

Artikulli paraprakNjë incenerator i katërt në Prrenjas, ja kush do ta ndërtojë
Artikulli tjetërÇfarë ishte shiriti në xhaketën e Pep që alarmoi policinë, kontrollohet dy herë avioni i tij privat