Barcelona sfidon Juventusin për Berardin

Domenico Berardi në radarët e Barcelonës. Sipas asaj që raporton gazeta katalanase “El Mundo Deportivo” blaugranat janë vënë në ndjekje të një sulmuesi krahu dhe duket se Berardi është njëriu i duhur për skemat e Luis Enriques. Në listën e drejtorit sportiv të Barcës, Ariedo Braida për të përforcuar sulmin qëndron edhe Kevin Gameiro i Sevillias. Gjithsesi transferimi i Berardit në “Camp Nou” nuk do të jetë një mision i lehtë, pasi skuadra e Juventusit zotëron të drejtën për blerjen e futbollistit nga Sassuolo për një shumë që kap shifrën e 25 milionë eurove. Drejtori i përgjithshëm i bardhezinjëve, Beppe Marotta, ka deklaruar se kampionët e Italisë janë shumë të interesuar për të patur në dispozicion shërbimet e 21-vjeçarit.
Mes drejtuesve të Sasuolos dhe atyre të Juventusit ekziston një marrëdhënie shumë e mirë dhe marrëveshja duket se mund të mbyllet për shumën e 25 milionë eurove. Por pavarësisht kësaj duhet marrë në konsideratë dhe dëshira e lojtarit, i cili në disa raste ka shprehur dyshime mbi transferimin e tij në Torino. Interesimi i Barcelonës për sulmuesin e krahut nuk është një lajm i ri, pasi dhe gjatë merkatos së verës kampionët e Spanjës kanë shfaqur interes për futbollistin. Fjala e fundit i takon Domenico Berardit, i cili duhet të marri një vendim të rëndësishëm mbi të ardhmen e karrierës së tij. Te Barcelona apo te Juventusi se ku do ta vazhdojë karrierën talenti italian, diçka e tillë do të zbulohet vetëm në verë.

Artikulli paraprakBerisha, i shkëlqyer
Artikulli tjetërKaka fiton një vend në Copa America me Brazilin