Korrupsioni 37 milionë dollarë me rrugën Elbasan – Tiranë, ministri i Ramës thirret në Prokurori

Hetimet e segmentit rrugor Tiranë-Elbasan po marrin përmasa edhe më të mëdha. Pas arrestimit të ish-zyrtarëve të ARRSH dhe dëshmive të ish-ministrave si Edmond Haxhinasto dhe Sokol Dervishaj, Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të marrë dëshminë edhe të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri.
Gjiknuri do të jetë ministri i 3-të i Transporteve që do të pyetet nga organi i akuzës. Ndërsa një ditë më parë, në organin e akuzës ka dëshmuar Afrim Qendro, i komanduar si Drejtor i Autoritetit të Rrugëve. Dëmi i përllogaritur nga Prokuroria për abuzimet me tenderët dhe amendimet e kontratave me kontraktorët shkon në 37 milionë dollarë.
Para një jave u thirr në Prokurori sh-Ministri Edmond Haxhinasto është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda lidhur me dosjen e rrugës Tiranë-Elbasan. Haxhinasto është thirrur nga prokurorët e Krimeve të Rënda për të dëshmuar si person që ka dijeni për dosjen e rrugës Tiranë-Elbasan. Marrja në pyetje e Haxhinastos erdhi pas arrestimit të ish-zyrtarëve të lartë të ARRSH-së, të vënë nën akuzë për abuzime lidhur me rrugën Tiranë-Elbasan dhe rrugën e Gjinarit. Haxhinasto aktualisht është deputet i LSI. Mësohet se Prokuroria ka thirrur për të dëshmuar edhe persona të tjerë që kanë dijeni mbi këtë dosjen e rrugës Tiranë-Elbasan.

Një ditë pas marrjes në pyetje të ish Ministrit të Transporteve Edmond Haxhinasto, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda është paraqitur një tjetër eksponent të LSI-së. Ish-Ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj u thirr në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë për dosjen korruptive të aksit rrugor Tiran-Elbasan.
Dervishaj është marrë në pyetje nga prokurorja Elisabeta Imeraj. Prokurorja Imeraj ka thirrur dy ish-ministrat e LSI në cilësinë e personave që kanë dijeni përsa kohë një sërë ish-zyrtarësh janë nën hetim për dyshimet e shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim dhe korrupsionit me fondet e rrugës, ndërtimi i të cilës ende nuk ka përfunduar.

Artikulli paraprakMonitor i përgjigjet hajdutit Veliaj: Sulme bajate, që duan të zëvendësojnë fjalën e lirë me servilizëm politik
Artikulli tjetërRritet frikshëm numri i të sëmurëve psiqikë, shqiptarët dyndje drejt sptalit psikiatrik