Dhuna ndaj gruas ambulante, Veliaj i ka kaluar monopolin e tregut të kokoshkave një televizioni

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan në rrjetin social mbi rastin e gruas së kokoshkave, duke denoncuar sipas tij, një aferë që fshihet pas gjithë kësaj historie. Berisha thotë se, motivi i këtij akti çnjerëzor qëndron në blerjen që Erion Veliaj i ka bërë “Top Channelit”, duke i dhënë këtij televizioni monopolin e qytetit për tregun e kokoshkave dhe të drejtën për ngritjen 100 kioskave për shitjen e kokoshkave në mbarë Tiranën! Mandej, Berisha i kërkon dhe Prokurorisë të hetojë kryebashkiakun mbi këtë çështje “Makabritet: – A e dini pse Erion Veliaj dërgoi 4 banditë dhe urdhëroi rrahjen e zonjës që mbante katër frymë me kokoshka?!
Të dashur miq, mbarë shoqëria jonë u trondit thellë nga brutaliteti shtazor i katër banditëve me uniformën e policit të bashkisë ndaj një zonje të sëmurë që shiste me një karrocë kokoshka për të mbajtur katër frymë të familjes të saj! Por më makabër se sa akti i katër banditëve të Veliajt është motivi i ulët dhe amoral për të cilin ky i pafytyrë urdhëroi aktin ndaj shitëses së kokoshkave. Sipas disa portaleve, ndonëse shumica e mediave kanë heshtur, motivi i fëlliqur i këtij akti çnjerëzor qëndron në blerjen që Erion Veliaj i ka bërë ‘Top Channelit’, duke i dhënë këtij televizioni monopolin e qytetit për tregun e kokoshkave dhe të drejtën për ngritjen 100 kioskave për shitjen e kokoshkave në mbarë Tiranën! Këta nuk janë njerëz, por janë pak me thënë kanibalë! I bëj thirrje Prokurorisë të nisë hetimin me urgjencë ndaj këtij personi, amoraliteti i të cilit ka kufi vetëm qiellin!”. Në kujtesë Berisha postoi dhe një herë videon e “gruas së kokoshkave” së cilës i ra të fikët teksa policët bashkiakë i sekuestruar karrocën me të cilën tregtonte kokoshka.

Artikulli paraprakPD: Pse nuk trumbetoi Tahiri meritat e tij edhe për operacionin e Balilit?
Artikulli tjetërBamka bën gargarë me pështymën e Ramës