Spiunit “Bamkë” i është ngarkuar një detyrë e re. Nuk ka të bëjë me vesin e tij të mëparshëm, por me një mision të ri. Pas daljes në pension si President, Bamkës i janë dhuruar nga Rama edhe katër zyra të reja në Bashki. Si kompensim për zyrat që i ka dhënë, Bamka është ngarkuar që të bëjë gargarë me pështymën e Ramës. Këtë duhet ta bëjë dy herë në ditë. Një herë paradite dhe një herë pasdite. Gjatë tri ditëve të fundit, Bamka e ka bërë këtë publikisht. Sipas kësaj detyre, atë që Rama e thotë në mëngjes, Bamka do ta përsërisë në darkë dhe atë që Rama mendon në darkë, Bamka duhet thotë në mëngjes. Për Reformën në Drejtësi, Bamka është ngarkuar të bëjë skifterin ndaj opozitës. Rama tha dy ditë më parë se nëse reforma dështon do të bëjmë referendum, Bamka e tha dje, sepse gargarën me pështymë që duhet të bëjë Bamka vjen pasi e ka hedhur atë në ajër Rama. Edhe dje e bëri detyrën spiuni Bamkë dhe me këtë shlyen edhe qiranë për zyrat e partisë për muajin maj. Në qershor ka kurë tjetër për Bamkën, pasi do t’i shtohet jo vetëm gargara, por edhe lëpirje me orar të zgjatur.
Kryesore
Continue to the category“Turp për Ramën dhe Berishën”, Basha: Në Shqipëri bëjnë pazare me...
Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar ashpër pas përplasjeve mes shqiptarëve në takimin e kryeministrit në Londër. Basha ka akuzuar Edi...