Një borë e madhe e ka detyruar Juventusin dhe Atalantën që të kthehen në dhomat e zhveshjeve (dhe rrjedhimisht në shtëpi). Rreziku për sigurinë e lojtarëve në fushë është shumë i lartë, në një tapet të zbardhur tërësisht nga dëbora e rënë në Torino. Ironikisht, gjysmë ore pas fillimit hipotetik të ndeshjes (18:30), dëbora ndaloi të binte. Megjithatë, tashmë ishte tepër vonë. Në këtë pikë, ajo që ndikon më shumë te tifozët është data e luajtjes së kësaj sfide, e rëndësishme për luftën e “Scudetto”. Liga e Seria A është sqaruar me këtë deklaratë: “Liga do të rregullojë në ditët e ardhshme datën e ndeshjes Juventus-Atalanta, e cila do të luhet të martën, 13 mars, ose të mërkurën, 14 mars”. Dy ditë në lojë, pra, edhe pse, sidomos në rastin e Juventusit, do të thotë të bëjë zgjedhje të rëndësishme. Ekziston edhe një hipotezë e katërt, që Liga ta shtyjë vendimin për më 8 mars, pas ndeshjes së bardhezinjve kundër Tottenhamit. Nëse ata nuk arrijnë në çerekfinale të Champions-it, atëherë do të përpiqet që ndeshja e ditës së djeshme, e shtyrë për shkak të dëborës, të luhet në prill.
Kryesore
Continue to the categoryBuxheti i 12-të dhe dallaveret e Edi Ramës
Nga Gentian Gaba
Buxheti i 12-të i dalë nga kuzhina e Edi Ramës, parashikon rritje minimale për pensione. Ka bërë rrush & kumbulla miliona euro...