Tri pikët e fituara me vështirësi kundër Beneventos e kanë lejuar Interin që të paktën të rimarrë vendin e katërt, falë ndihmës së kushërinjve të Milanit, të cilët kanë shkaktuar një goditje të rëndë për Romën në skenën e “Olimpico”. Edhe në këtë rrethanë, zikaltrit kanë qenë të detyruar të bëjnë pa kapitenin Mauro Icardi, i cili ende është duke luftuar me një zgjatim të adductor-it, çka e mban atë jashtë veprimit prej një muaji (paraqitja e tij e fundit daton më 28 janar, kundër Spal). Edhe kundër Beneventos u kursye nga Spalletti, që nuk preferoi ta rrezikonte atë për të shmangur pasojat e mundshme për derbin e rëndësishëm kundër Milanit, të planifikuar për të dielën, më 4 mars, një sfidë vendimtare për sezonin e Interit. Për këtë lojë, Icardi duhet të jetë më në fund në dispozicion, siç pranohet nga trajneri Interit: “Ai ka një problem të adductor-it. U kthye për t’u bashkuar me grupin paraprakisht, por kishte ende një ankesë. E lamë ende pushim, por për derbin do të jetë atje”. Një lajm i lumtur për Interin, i gatshëm për të gjetur përsëri princin e tij bombardues. Me të në fushë, zikaltrit kanë shënuar 37 gola në 22 ndeshje (1.68 gola për ndeshje), ndërsa në 4 ndeshje pa kontributin e tij, janë realizuar vetëm 5 gola (1.25 gola për ndeshje). Por, për të skalitur idenë se sa i rëndësishëm është për Interin sulmuesi argjentinas, mjafton një fakt tjetër: prej atyre 37 golave të shënuar, kur ai ishte në fushë, 18 mbajnë firmën e tij, me një përqindje, që në fakt arrin kuotën 48%, pra gati gjysma. Shifra unike që shpjegojnë se si Interi nuk mund të injorojë Icardin, ende duke ndjekur vulën e 100 golave në Seria A (89 me fanellën e Interit, 10 me atë të Sampdorias). Derbi mund të jetë rasti i duhur për të festuar këtë objektiv prestigjioz.
Kryesore
Continue to the category“Koha që Lulzim Basha të drejtojë Opozitën”
Nga Mirela Karabina
Lulzim Basha, lideri i PD Demokratët Euroatlantikë, ka momentin historik për të marrë drejtimin e një fronti opozitar vlerash përballë së keqes...