Sabatino Durante, ndërmjetës i merkatos, ka drejtuar gishtin nga Inter në një intervistë të dhënë për “Tuttomercatoweb”. “Italianet në Europë? Jemi shumë mbrapa në krahasim me të tjerët, mungojnë paratë dhe aftësia. Dhe kur vjen një lojtar si Gabigol harrojmë se kush gaboi. Tek Inter nuk e kanë lënë kurrë të luajë, por kur shpenzon shuma të mëdha duhet t’i krijosh lojtarit kushtet e duhura, në mënyrë që të shprehë në maksimum aftësitë e tij. I është dhënë shumë pak hapësirë atij dhe më shumë Candreva-s, i cili ka më pak cilësi”, ka thënë Durante.
Kryesore
Continue to the category‘Gjatë qeverisjes së tij janë larguar 600 mijë qytetarë’/ Lapardhaja: Edi...
I ftuar në Report Tv, analisti Namir Lapardhaja u shpreh se Edi Rama është eksportuesi më i madh i shqiptarëve nëpër botë.
Deklaratën Lapardhaja e...