15 kg heroinë nga Shqipëria në Zvicër, kush janë 4 shqiptarët e arrestuar

Policia e kantonit St.Gallen në Zvicër ka shkatërruar një grup të organizuar kriminal, që trafikonte heroinë. Mediat zvicerane shkruajnë se trafiku i drogës bëhej nga një grup kriminal shqiptar.
Droga vinte nga Shqipëria dhe shpërndahej në këtë rajon. Në prangat e policisë ranë katër shqiptarë dhe dy serbë, këta të fundit vëllezër. Policia nuk publikon emrat e shqiptarëve për shkak të hetimeve. Dysghohet se në këtë rrjet trafiku janë të përfshirë edhe zyrtarë të policisë shqiptare.
Policia sekuestroi 15 kilogramë heroinë me një vlerë prej të paktën 1 milion franga. Po ashtu u sekuestruan edhe shumë para cash.
Mësohet se serbët shpërndanin drogën. Ishin ata që ranë të parët në prangat e policisë, e cila më pas zbërtheu rrjetin. Droga vinte në Zvicër nga korrierët shqiptarë dhe më pas shpërndahej në qytetet të ndryshme.

Artikulli paraprakPse është e paligjshme Arta Marku, debat i ndezur në Kuvend, PS nuk tërhiqet!
Artikulli tjetërDosja me 400 faqe e negociatorit, takime me atashe ushtarakë jo të vendeve të NATO-s