Revolta e vajzës së poetit të madh: “Llumi, kurvat, spiunët dhe hajdutët” në krye të shtetit

Vajza e poetit të madh, Lasgush Poradeci, Marie Poradeci ka bërë një reagim të fortë ndaj atyre që sot cilësohen opinionbërësit publikë, por pa bërë specifikim me emra konkretë. E indinjuar nga integriteti i atyre që dalin nëpër ekrane dhe flasin në emër të të gjithëve por edhe të parave, vajza e lirikut nuk ngurron të thotë se çfarë nxorri sipas saj politika në 27 vite.
“O qelbësirë grua, o qelbësirë burrë: kur të japësh një opinion për diçka duhet të shtosh përpara fjalët “për mendimin tim” dhe pastaj ta thuash opinionin për të cilin je paguar kodoshërisht. Politika ka 27 vjet që gërmovi e nxorri tërë llumin, kurvat, spiunët, hajdutët, dallaveraxhinjtë, sahanlëpirësit dhe i vuri të drejtojnë shtetin dhe dipllomacinë. Dhe kështu e bëri Shqipërine një llumnajë të ndyre. Mercenaret të qelbur që ju vrafte zoti. Është një vojtje e pafund për ata pak njerëz të ndershëm që jetojnë në këtë vend”, përmbyll me nota revolte deri në fund Marie Poradeci. /Lajm in/

e14743a20330fdaac346afef3df946b9 L

Artikulli paraprakSi bënte fushatë për PS-në dentistja që zhvati 900 mijë euro, fotot me Haki Çakon e Vangjush Dakon
Artikulli tjetërParalajmërimi i shkencëtarëve për tatuazhet, çfarë duhet të kemi kujdes