Gjykata e Lartë amerikane i dha sot një goditje vendimit të Presidentit Donald Trump që synonte shfuqizimin e dekretit që i jep mbrojtje mijëra emigrantëve të sjellë në rrugë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara që fëmijë. Gjykata e Lartë nuk pranoi të shqyrtojë apelimin e administratës ndaj një vendimi të datës 9 janar të një gjykatësi federal, i cili e ka pezulluar vendimin e zotit Trump për shfuqizimin e programit. Programi i njohur me emrin DACA, zbatohet që prej vitit 2012 kur u miratua nga paraardhësi i tij demokrat, Barak Obama. Në bazë të vendimit të zotit Trump, prej fillimit të muajit mars, të rinjtë do të humbisnin mbrojtjet që u siguron programi. Në njoftimin e saj të shkurtër, Gjykata e Lartë theksonte se ankimimi ishte “mohuar pa paragjykime”, duke lënë të kuptohet se ajo do vazhdojë të ndjekë zhvillimet që lidhen me çështjen e imgracionit, të cilat janë ende duke u shqyrtuar nga gjykata të rangut më të ulët. Në bazë të programit DACA janë rreth 700 mijë imigrantë, kryesisht nga Amerika e Jugut që përfitojnë mbrojtje nga deportimi.
Kryesore
Continue to the categorySabah Sheta: Mustafa Merlika Kruja, tashmë i nderuar me bust në...
Kreu i degës së Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë në Krujë, Sabah Sheta, ka vlerësuar lart vendosjen e bustit të Mustafa Merlika Krujës në qytetin e...