Rasti flagrant i Elbasanit, çfarë e lidh gazetarin me Durim Bamin, Haklajt dhe Tahirin?

Në të gjitha daljet e tij publike gazetari Hoxha e përdor ekranin e televizioneve për të çuar mesazhte e bandave të krimit të organizuar me të cilat ai ka lidhje. Ai ka informacion mbi që luhet në botën e krimit duke qenë gjithmonë palë me njërën nga këto banda krimi. Ai del në media dhe bën diversion të së vërtetës në shërbim të këtuyre bandave kriminale.
Rasti më konkret dhe i fundit i denoncaur edhe “Qytetari dixhital” kishte të bënte me atentatin me tritol në Shkodër. Si gjithmonë në ekrave u shfaq gazetari i famshëm. Ai deklaron se atentatorët janë nga Mali i Zi , Fieri ose Vlorë. Një diversion i pastër në shërbim të mafies. Sikurse provuan faktet e kësaj ngjarje kriminale, autorët e vendosjes së tritolit në Shkodër ishin nga Elbasani, i vetmi qytet, i cili qëllimisht u fshi nga lista e gazetarit Hoxha në lidhje me tritolin. A mund të ishte e rastësishme? Aspak. Kjo është strategjia e tij e diversionit të provave që hidhet në media në shërbim të një klani të caktuar kriminal, në rastin konkret të klanit kriminal të Elbasanit, me lidhje të forta edhe politike të majta.
“Të i bën shërbim një bande duke akuzuar bandën tjetër”, ishte deklarata e Berishës në debatin televiziv.
Po me Durim Bamin çfarë e lidh gazetarin? Bami është një nga elementët kriminalë që vepoon në bazë të porosive. Disa prej këtyre porosive dihen. Roli i Tan Hoxhës është pikërisht të bëjë lidhjen me porositësve dhe Bamit në këtë rast. I takon Prokurorisë të vijojë hetimet në lidhje me aktivitetin kriminal të atij që hiqet si gazetar, por që në fakt është përfaqësuesi i krimit të organizuar në media

Reagimi i plotë i Berishës për lidhjet e Hoxhës me Bamin
Sharlatanë e kodoshë të krimit shndërrojnë debatet televizive në treg gënjeshtrash!
Të dashur miq, debatet televizive janë institucione të pazëvendësueshme të transparencës dhe qëmtimit të të vërtetave të rëndësishme për mbarë shoqërinë.
Ato kanë një rol të rëndësishëm në krijimin e opinioneve të drejta shoqërore, por edhe në mbrojtjen e interesit publik. Një nga problemet e mëdha të mediave është kriminalizimi i debateve televizive. Këtu nuk e kam fjalën për pseudoanalistë apo llogolloge e papagaj që shkojnë me duar në xhepa dhe flasin “korr e mos lidh” për çdo gjë mbi tokë dhe nëntokë, siç i porosit qeveria. Por fjalën e kam për individë të soijt Artan Hoxha, hjeksi në vrasjen e dëshmitarit derisa të gjejë vrasësin e të riut që mori plumbin, pasi i dëshmoi në mirëbesim.
Shtoj këtu se, midis të gjitha pabesive dhe krimeve, vrasja e dëshmitarit që të ka besuar rrëfimin, dhe njëkohësisht kokën dhe jetën e tij, është krimi i të gjitha krimeve. Ky lloj njeriu, i shpërfytyruar nga krimi dhe lidhjet me të, në petkun e gazetarit bëjnë në çdo rast kodoshin e krimit dhe shndërrojnë debatet televizive në mburoja publike të bandave kriminale të rrugës apo të atyre nëpushtet, dhe gjeneratorë të serisë së pafundme të lajmeve të rreme për llogari të padronëve të tyre, në një treg të shëmtuar mashtrimesh dhe trillimesh, dhe, për paratë e krimit me të cilat paguhen, apo për shkak të implikimit të tyre direkt në vrasje, përdhosin dhe kriminalizojnë debatin televiziv.

E keqja është se këta horra e bëjnë këtë në prani të gazetarëve, analistëve, moderatorëve, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me krimin, por keqpërdoren pa kuptuar si dëshmitar të shpifjeve dhe trillimeve dhe si dekor i kodoshëve të krimit.
Natyrisht nuk jam kurrë dakord që t’i mbyllet goja njeriu, por ata që drejtojnë studiot dhe debatet kanë detyrim moral dhe profesional të dëshmohen zotër të studios, debatit dhe etiketës e të mos bëhen lolo të kodoshëve të krimit dhe të mos lejojnë ata që t’u përdhosin debatin apo të fanepsen nga shpifjet dhe trillimet e tyre të ulta në qoftëse duan që studiot e tyre të qëndrojnë në lartësinë e emisionit që kanë.
Asnjëra nga studiot e debateve televizive nuk hap rubrikën e denoncimit dhe përgënjeshtrimit të lajmeve të rreme, duke të krijuar përshtypjen se e vërteta, shpifja dhe trillimi kanë të njëjtën vlerë në këto studio!
Mjerisht, në këtë kontekst ato janë rubrika e vetme në mediat e shkruara dhe elektronike që mbajnë qëndrim të tillë ndaj fabrikimit, manipulimit e trillimit. Natyrisht, ata ndofta nuk mund të reagojnë aty për aty ndaj çdo shpifje, gënjeshtre dhe trillimi, por ata duhet të kenë rubrikën e përgënjeshtrimit, reagimit të atyre që sulmohen në mungese, amoralisht në studiot e tyre nga shpifës të paguar, banditë me petkun e gazetarit apo analistit.

Për t’a mbyllur, dëshiroj t’ju rikujtoj drejtuesve të debateve televizive, se vetëm pak kohë më parë njëra prej moderatoreve më të njohura si anti-Trump në SHBA, i hoqi mikrofonin para kamerave autorit të librit “Zjarr dhe Tërbim”, Michael Ëolff, vetëm se ai përgojoi, aludoi pa asnjë fakt për një person në mjedisin e Presidentit Trump.
Këtu më poshtë keni vetëm disa nga denoncimet e shumta të qytetarëve për kodoshin e krimit, që vrau dëshmitarin si hjekes derisa të gjendet dorësi i vërtetë që i mori jetën e të riut! sb
“Mirmëbrëma zoti Berisha!
Kur u kap banda e tritolit në Elbasan që akuzohet edhe për atentatin në Shkodër ndaj Lulzim Kullës. Më kujtohet që para kësaj në studion e Opinionit, Artan Hoxha thoshte që atentatorët janë nga Mali i Zi, Fieri ose Vlora, por nuk bëhet fjalë që të jenë nga Elbasani. Për mendimin tim ai ka qenë aty në studio për të hequr vëmendjen nga banda e Elbasanit dhe për të hapur teori pa fakte.
Artan Hoxha,gazetari investigativ shkon shpesh në Fushë Krujë tek shtëpia Durim Bamit që deri dje ka qenë në arrest shtëpie. Mbante lidhje me Saimirin dhe Durimin. Nuk e di a shkon më, por deri para 2 muajsh shkonte minimuni 1 herë nëmuaj”.
“Mirëmbrama doktor! Jam ish-pronari i Hotel Turizmit të Tropojës. Artan Hoxha kishte 2 vende ku flinte në Tropojë. Tek unë dhe në kullën e Haklajve.
Më shumë atje. Me shumë respekt!”

“Psh . dr.
Ai Tan Hoxha i shkretë do ketë lënë ndonjë lekë në lloto se kanë dalë ndeshjet mbrapsht. Luan mu përballëInternacional hotel. E kam parë me sytë e mi është % e vërtetë.
Eshtë një lloto përballë derës ku hyjnë makinat ke hoteli.
Verifikoje. Se ai është gazetar që kur len lekë në lloto.
Detyrimisht që kërkon lekë dhe flet sipas interesit të investitorit”.

Artikulli paraprakBasha për 613 kg e kokainës: Rama garanti politik, mirënjohje partnerëve për operacionin
Artikulli tjetërDentistja që zhvati 2 milionë euro lihet në burg, çfarë deklaroi para gjykatës