Fotot e 613 kg kokainës të fshehur mes bananeve në kamionin e ardhur nga Kolumbia

Kokaina e sekuestruar këtë të mërkurë në Durrrës ishte fshehur në dyshemenë e dyfishtë të kontenierit të ngarkuar me banane. 528 pakot e kokainë u sekuestruan nga policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda në aksionin e koduar “Last Snow”.
Kokaina ishte e mbledhur me natriban dhe policia thotë se ngarkesa e ligjshme me banane u mor në dorëzim nga kompania “Arbi Garden”. Në pranga kanë rënë dy 25 vjeçarë, Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku, ndërsa pronari i kompanisë, A. Ç. është shpallur në kërkim.
Sasia e drogës dyshohet lidhet një rrjet trafiku narkotikësh, që nis nga Kolumbia dhe përmes organizatave të krimit të organizuar shqiptar përfundon në tregun europian.
Drejtoria vendore e policisë së Durrësit nuk ka informacion për ngjarjen, teksa mendohet se operacioni është organizuar nga Krimet e Rënda, nga informacione të siguruara më parë.

kokaina 7

Detajet e operacionit i dha Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu së bashku me prokurorin Besim Hajdarmataj.Veliu tha se anija ka mbërritur në portin e Durrësit në datën 19 shkurt, dhe prej asaj dite është mbajtur në vëzhgim. Veliu bëri me dije se droga ishte fshehur në dysheme mes ngarkesës me banane.
Droga ishte e ndarë në 528 pako të mbështjella me natriban me kode të vendosura nga trafikantët.
Policia e Shtetit bën me dije se vlera e ngarkesës me kokainë në treg është mbi 180 milionë euro.
Ngarkesa është marrë në dorëzim nga “Arbri Garden”. Veliu tha se pronari i konteinerit është Arbër Çekaj.

kokaina 3

kokaina 2

kokaina 1

Artikulli paraprakKokaina, kamionit i ishte vendosur pajisje e përgjimit GPS, ngarkesa nga Kolumbia, bllokimi pas vizitës së kreut të Antimafias
Artikulli tjetërDëshironi të dobësoheni? Ja çfarë duhet të konsumoni në mëngjes