Spanjolli Alvaro Morata nënshkroi për Chelsean e Antonio Conte për një transferim nga Real Madrid, për shumën fillestare prej £58 milionë. Jeta te Chelsea nisi shumë mirë për sulmuesin, i cili shënoi plot tetë gola në po aq ndeshje në Premier League. Por 25-vjeçari ka hasur vështirësi me ardhjen e vitit të ri, duke dështuar në tentativën e tij për të gjetur rrugën e rrjetës në 10 ndeshjet e fundit në Premier League. Tani ekzistojnë aludime se Morata po tërbon shokët e tij të skuadrës te Chelsea. Sipas tabloidit britanik “The Telegraph”, pavarësisht pretendimeve të Chelseas, se Morata po përshtatet mirë në “Stamford Bridge”, fjalët nga dhoma e zhveshjes thonë se sulmuesi pëlqen të ankohet e të qahet. Ndonjëherë për arbitrimin, për mbrojtësit kundërshtarë ose për dhembje e dëmtime. Sipas raportimeve, karakteri i Moratës “gota gjysmë bosh” është një prej motiveve të rënies së performancës së spanjollit.
Kryesore
Continue to the category“Nuk veprojmë sipas ngjyrave politike”, Dumani paralajmëron pushtetarët: Do godasim këdo...
Kreu i SPAK Altin Dumani, në një analizë të punës së tij dy vjeçare si kreu i Prokurorisë së Posaçme, ka hedhur poshtë akuzat...