Pronari i kokainës nuk është një njeri anonim. Dosja e tij ka qarkulluar në duart e ish-ministrit të Brenshëm Saimir Tahiri pa u marrë asnjë masë ndaj tij, ndonëse ka pasur dyshime të forta për aktivitetin që kryente nën tregtimin e bananeve. Pse heshti atëhere Tahiri kjo mund të nënkuptohet. Narko-shtetin e drejton kupola e drogës prej kohësh. Pyetja që shtrohet a ka qenë në dijeni Rama të kësja dosje të bosit shqiptar të kokainës që është arrestuar pas operacionit të partnerëve ndërkombëtarë? Pronari i kompanisë “Arbri Garden” është shpallur në kërkim lidhur me sasinë rekord prej 613 kg kokainë me vlerë 180 milionë euro që u sekuestrua mbrëmjen e 27 shkurtit në Durrës. Lënda narkotike hyri në Shqipëri për llogari të kompanisë shqiptare që merret me importin e frutave nga Amerika Latine. Ky biznes është në pronësi të Arbër Çekaj person ky që tashmë është shpallur në kërkim nga policia.
‘Mirëpo Arbër (Arben) Çekaj nuk është një njeri u panjohur për policinë dhe prokurorinë, pasi ka pasur informacione për aktivitetet e tij jo ligjore. Burime të Faktor.al thanë se në shtator-tetor 2015, Arbër (Arben) Çekaj është hetuar për “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, dhe se ka pasur informacione se shumat në vlera të larta të transferuara në emër të shtetasit Arbër (Arben) Cekaj, ka lindur dyshime për aktivitetin e këtij shtetasi. Dosja e këtij shtetasi i është dërguar ministrit të atëhershëm, Sajmir Tahiri, në një informacion konfidencial nga Haki Çako. Dosja është përpiluar nga Policia e Shtetit.