Juventus vazhdon të jetë e impenjuar në të gjitha kompeticionet, në Champions duhet të përballet akoma me Tottenham, për një vend në çerekfinalen e kompeticionit më elitar në kontinent, pas barazimit 2-2 në shtëpinë e bardhezinjve në takimin e parë. Në përfundim të ndeshjes së luajtur në Torino, trajneri i Spursave deklaroi se gjithçka ishte ende e hapur, pavarësisht se anglezët arritën të barazojnë shifrat, madje duke shënuar dy gola në fushën kundërshtare. “Jam krenar që arritëm të dominojmë në Torino, por me rezultatin 2-2 asgjë nuk është vendosur ende”. Për radion napoletane “Crc”, Pochettino foli edhe për trajnerin e Napolit, Sarri: “Nuk kam asgjë për të këshilluar një trajner si Sarri, që është një prej teknikëve më të mirë në botë. Napoli mund të fitojë titullin kampion në Seria A, futbolli i Sarrit është fantastik për t’u parë, unë kur mundem, tentoj të ndjek ndeshjet e të kaltërve. E kam ndjekur Callejon që nga Spanja, ndihem i lidhur me atë. Ishte një futbollist i imi te Espanyol. Sarri është Sarri, ndërsa Guardiola është Guardiola. Çdo trajner ka stilin e tij. Unë kërkoj të rritem çdo ditë. Çdo rrugë është e mirë për të fituar, natyrisht duhen futbollistë të fortë për të fituar. Nevojitet të ndjesh futbollin tënd dhe ta trasmetosh atë te futbollistët me kujdes dhe dashuri, ky është sekreti”.
Kryesore
Continue to the categoryPërse progres-raporti i BE nuk flet për arrestime politike në Shqipëri?
Nga Ervis Iljazaj
Në mediat shqiptare sot është publikuar progres-raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2024. Ky progres raport hedh poshtë të gjitha...