Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se Moska do të vazhdojë të ndihmojë presidentin sirian, Bashar al-Assad për të luftuar atë që e ka cilësuar “kërcënim terrorist”. Deklaratat e Lavrovit në një fjalim në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë, kanë ardhur pas pakënaqësive botërore kundër luftimeve të qeverisë siriane, të cilat kanë lënë të vdekur qindra persona afër Damaskut në vetëm 10 ditë. Bombardimet në Goutën Lindore, janë disa prej fushatave ajrore më të përgjakshme në luftën civile shtatë-vjeçare, në të cilin Assadi ka pasur ndihmën vendimtare të Rusisë në aspektin ushtarak dhe atë diplomatik. Lavrov ka kritikuar disa shtete, duke mos emëruar ndonjë prej tyre, pasi sipas tij ato kanë dështuar të “dënojnë çfarëdo forme të terrorizmit ndërkombëtar”. “Ne mendojmë se është e papranueshme që të ndajmë terroristët në “të mirë” dhe “të këqinj”, ka thënë ai duhet theksuar pretendimet ruse për atë se kombet Perëndimore, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara kanë aplikuar standarde të dyfishta. “Rusia do të vazhdojë luftimet kundër praktikës së standardeve të dyfishta, duke i ndihmuar ushtrisë siriane të largojë kërcënimin terrorist”, ka shtuar Lavrov. Komentet e Lavrovit kanë ardhur, pasi shtetet Perëndimore i kanë bërë thirrje Rusisë të përdorë ndikimin e saj tek Assadi, për të siguruar armëpushumin 30-ditor, siç kërkohet me rezolutën e OKB-së, të miratuar më 24 shkurt. Qeveria siriane dhe ajo ruse i cilësojnë kundërshtarët e Assadit si terroristë, andaj Lavrov i ka fajësuar rebelët për situatën aktuale në Goutën Lindore. Rusia i ka dhënë mbështetje vendimtare qeverisë së Assadit në mbështetje të luftës në Siri, e cila pati nisur pas vendimit të qeverisë për të shtypur protestat paqësore.
Kryesore
Continue to the category‘Gjatë qeverisjes së tij janë larguar 600 mijë qytetarë’/ Lapardhaja: Edi...
I ftuar në Report Tv, analisti Namir Lapardhaja u shpreh se Edi Rama është eksportuesi më i madh i shqiptarëve nëpër botë.
Deklaratën Lapardhaja e...