Zidane i zhgënjyer

Zinedine Zidane ndjen se Real Madridi nuk e meritonte të humbiste kundër Espanyol, pavarësisht se të tijtë ishin të varfër në lojë në gjysmën e dytë të ndeshjes. Kampionët spanjollë në fuqi panë që pesë ndeshjet e tyre radhazi, të fituara në të gjitha garat, u mbyllën kur Gerard Moreno shënoi në minutën e fundit dhe i bëri të tijtë fitues dramatik. Humbja 1-0 ka ngritur pyetje rreth vendimit të Zidane për të pushuar Cristiano Ronaldo, ndërsa Karim Benzema e filloi ndeshjen nga stoli. “Ne kemi humbur pak nga çdo gjë. E kemi filluar mirë ndeshjen dhe kemi pasur shanset tona për të shënuar, por pjesa e dytë ishte më e keqe, tha Zidane. Espanyol kishte disa mundësi. Eshtë një humbje që dhemb dhe një rezultat i keq. Më vjen keq për lojtarët. Ndonjëherë nuk e kuptoni futbollin. Ne patëm disa momente në pjesën e dytë, por duhet të pranojmë vështirësitë. Kur koha e rregullt pothuajse po mbyllej 0-0, erdhi goli që na ndëshkoi. Gjërat mund të ndodhin në futboll në një minutë të vetme. Sidoqoftë, si gjithmonë, kemi kërkuar fitoren, edhe pse nuk e arritëm atë. Espanyol shënoi një gol në minutën e fundit, por ne nuk duhet të mendojmë dy herë për këtë. Nuk e meritonim fitoren, por as humbjen”. Zidane, i cili aktivizoi Gareth Bale me nëntë minuta të mbetura, kur rezultati ishte ende i bardhë, mund ta shohë ekipin e tij të rrëshqasë deri në vendin e katërt në klasifikim, nëse rivali më i afërt, Valencia, fiton ndaj Athletic Bilbao të mërkurën.

Real Madrid ka pësuar humbjen e radhës në La Liga. Këtë herë është mposhtur 1-0 nga katalanasit e Espanyol. Një tjetër disfatë e rëndë për Zidane, i cili kishte lënë pushim shumë lojtarë titullar, ndër ta edhe Cristiano Ronaldo-n. Real regjistron rastin e parë për gol në minutën e 7’ me Gareth Bale. Britaniku lëshon një goditje të rrezikshme nga brenda zonës, por topi devijohet mjaft bukur nga ish-portieri i Los Blancos, Diego Lopez. Ndeshja është me aksione nga të dyja krahët dhe në minutën e 27’ ishte Gerard Moreno ai që kishte mundësinë të kalonte vendasit në avantazh, por goditja e tij ishte e pasaktë. Padyshim që zhgënjimi më i madh i ndeshjes ishte Bale, i cili kishte shansin të tregonte se mund të ishte lideri i Realit, por ishte shumë i heshtur në vijën sulmuese. Nëse rezultati mbeti i pandryshuar, meritë për këtë e ka edhe Kaylor Navas me pritjet e tij që ka ruajtur portën e paprekur. Në fund, Bale zëvendësohet me Benzema, por rastet vazhdon t’i ketë Espanyol me Moreno-n. Dhe në sekondat e fundit të kohës shtesë, Espanyol më në fund ka shënuar një gol të merituar me anë të Moreno-s.

Artikulli paraprakMund të fitojmë edhe me 9 lojtarë
Artikulli tjetërGjermania i kërkon Serbisë marrëveshje me Kosovën