Vasili: ‘DEA të stacionohet në Shqipëri’

Kreu i Grupit parlamentar të LSI-së, Vasili ka kërkuar vendosjen në Shqipëri të DEA-s. (Agjencia amerikane Antidrogë). Vasili shkruan se kapja e sasisë shokuese të kokainës në Durrës është provë e kthimit të Shqipërisë, në vend shumë të rrezikshëm të trafikut ndërkombëtar të drogave të rënda dhe krimit të organizuar. “Kjo çështje madhore pengon seriozisht dhe bën të paarritshëm integrimin europian”, u shpreh Vasili, duke shtuar se shqetësimi është ngritur jo vetëm në Tiranë, por dhe në Bundestagun gjerman. Vasili bëri publike dhe sugjerimin e LSI-së për instalimin e DEA amerikane në Shqipëri. ‘DEA të stacionohet në Shqipëri. Kapja e sasisë shokuese të kokainës është provë e kthimit të Shqipërisë në vend shumë të rrezikshëm të trafikut ndërkombetar të drogave të rënda dhe i krimit të organizuar. Roli i partnerëve ndërkombetarë i paçmueshëm. Kreu i antimafias italiane e paralajmëroi qartë në Tiranë jo më larg se dje. Vetëm kryeministri nuk e dëgjoi, si duket ishte i zënë me organizimin e kësaj që i dështoi sot. Në SHBA kemi kërkuar që DEA të stacionohet në Shqipëri. Ripërsërisim sot me forcë që DEA duhet patjetër të stacionohet në Shqipëri, pasi droga dhe krimi i organizur në Shqipëri është bërë rrezik kombëtar dhe rajonal dhe koha nuk pret më përpara se të jetë shumë vonë’,shkruan Vasili në Facebook.

Artikulli paraprakMirëmbajtja e rrugëve, tjetër tender për tunelin e Krrabës
Artikulli tjetërSekuestrimi i kokainës, Kryemadhi: Rama duhet të ketë frikë