Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se, pakot e drogës në kamion ishin të shënjuara me kode: 777, KE, 020… “Sasia e lëndës narkotike prej 613 kilogramë e 350 gramë ishte e paketuar në 528 pako, të mbështjella me letër natriban me kode të vendosura nga trafikantët”, informoi policia. Sipas hetuesve, kodet identifikojnë blerësit e sasisë së kokainës. Raportohet se janë rreth 20 kode sekrete mbi pakot e kokainës, që tregon se kemi të bëjmë me disa blerës të ndryshëm të kësaj sasie kokaine të nisur nga Kolumbia, me destinacion Europën.
Droga ishte e ndarë në 528 pako të mbështjella me natriban me kode të vendosura nga trafikantët. Policia e Shtetit bën me dije se, vlera e ngarkesës me kokainë në treg është mbi 180 milionë euro. Ngarkesa është marrë në dorëzim nga “Arbri Garden”. Veliu tha se, pronari i konteinerit është Arbër Çekaj.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka dhënë detaje lidhur me kapjen e sasisë së konsiderueshme të kokainës. Veliu tha se, droga ishte nisur nga Kolumbia, tranzit në Itali dhe Maltë, për të mbërritur në Portin e Durrësit. Dy persona janë arrestuar, teksa është shpallur në kërkim pronari i kompanisë që kishte konteinerin me banane ku ishte fshehur droga.
“Mbi bazën e informacioneve të siguruara më herët dhe analizën e riskut, pas një pune të mirë, ka arritur të finalizojë me sukses operacionin e koduar “Last Snow”. Si rezultat i këtij operacioni u bë e mundur kapja e një sasie rekord prej 613 kg lëndë narkotike kokainë, me vlerë tregu mbi 180 mln euro”, tha drejtori i Përgjithshëm i Policisë.
Veliu tha se, kokaina ishte fshehur në dyshemenë e dyfishtë të konteinerit të ngarkuar me banane. “Në momentin që nga ngarkesa e ligjshme me banane u mor në dorëzim nga “Arbi Garden”, me pronar Arbër Çekaj, sasia e drogës ishte në 528 pako me letër natriban me kode të vendosura nga trafikantët. Konteineri u mbajt në vëzhgim derisa mbërriti në magazinën e firmës nga strukturat e policisë”, tha Veliu.
Në pranga kanë rënë dy 25-vjeçarë, Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku, ndërsa pronari i kompanisë, A.Ç është shpallur në kërkim.
Sasia e drogës zbulon një rrjet trafiku narkotikësh, që nis nga Kolumbia dhe përmes organizatave të krimit të organizuar shqiptar përfundon në tregun europian. Drejtoria Vendore e Policisë së Durrësit nuk ka informacion për ngjarjen, teksa mendohet se operacioni është organizuar nga Krimet e Rënda, nga informacione të siguruara më parë.
Mjeti ku u transportua konteineri me 613 kg kokainë ka mbetur i bllokuar në hyrje të magazinës së kompanisë “Arbri Garden” pas ndërhyrjes policore. Dyshohet paraprakisht se, kamioni është marrë për përdorim nga kompania “Pelikani Transport”, shoferi i të cilës u arrestua, ashtu siç edhe menaxheri i kompanisë që kishte porositur 20 tonë me banane në Kolumbi.
Kompania “Arbër Garden” është sekuestruar. Siç rezulton ajo është regjistruar në vitin 2012, me seli në Maminas dhe me objekt të punës tregtinë me artikuj të ndryshëm. Por, në fakt rezultoi se ndërsa duhet të importohej një ngarkesë me banane, së bashku me to në Shqipëri u soll edhe kokaina.
Pas itinerarit Kolumbi-Maltë-Itali-Shqipëri, konteineri me drogë ka hyrë në Portin e Durrësit në datën 19 shkurt. Për 18 ditë, ngarkesa ka qëndruar në port, derisa këtë të hënë, menaxheri i kompanisë Donaldo Lushaj është paraqitur për të kryer zhdoganimin.
Ka qenë hetimi i Prokurorisë, që bazuar në faktorët e rriskut ka njoftuar policinë për ngarkesën e dyshimtë me banane, duke sjellë më pas survejimin e automjetit me drogë, i cili nga Durrësi e ndali udhëtimin në godinën e “Arbri Garden”.
Kjo kompani me administrator Arbër Çekaj ka deklaruar në regjistrin tregtar aktivitetin që përfshin importin dhe eksportin e artikujve të ndryshëm, agjenci transporti e turistike deri tek ndërtimi dhe montimi i impianteve dhe prodhimin e energjisë.
Pezaku: Jam shofer kamioni, u çoj miell partizanëve
Armando Pezaku, një prej të arrestuarve për ngarkesën prej 613 kg kokainë në Portin e Durrësit, e kishte ekspozuar veten shumë kohë më parë. Në profilin e tij në Facebook, ai shkruante se është “shofer kamioni që u çon miell partizanëve”, ndërsa ka publikuar edhe foto me mjete transporti. Policia e arrestoi 25-vjeçarin nga Durrësi, pasi ai ishte në drejtimin e kamionit, ku ndodhej edhe konteineri me 613 kg kokainë, që më pas u transportua nga Porti i Durrësit drejt magazinave në Maminas, tek kompania që tregtonte banane.
Mes komenteve të pakta në profilin e tij në rrjetet sociale rezultojnë edhe disa fraza në gjermanisht, ç’ka tregon për njohje me persona të huaj, banorë të vendeve ku kalonte edhe kamioni që ai drejtonte.
Burimet policore thanë se, ai mbahej në mbikëqyrje prej disa kohësh edhe për shkak të precedentëve penalë. Ndërkohë, grupi i hetimit tashmë ka nisur evidentimin e të gjitha hyrje-daljeve të tij në sistemin tims me qëllim zbardhjen e lëvizjeve të tij jashtë Shqipërisë.
Armando Pezaku, personi që drejtonte kamionin ku u kapën 613 kilogramë kokainë në Portin e Durrësit ka përfunduar në pranga. Kamioni, i cili ai drejtonte ishte i mbushur me banane, dhe poshtë tyre fshihej sasia rekord e kokainës të kapur ndonjëherë në vendin tonë.
Bashkë me të është arrestuar dhe një tjetër person, Donaldo Lushaj. Detajet e operacionit i dha drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, së bashku me prokurorin Besim Hajdarmataj. Veliu tha se, anija ka mbërritur në Portin e Durrësit në datën 19 shkurt, dhe prej asaj dite është mbajtur në vëzhgim. Veliu bëri me dije se, droga ishte fshehur në dysheme mes ngarkesës me banane.
Kokaina ishte fshehur mes bananeve në kamion
Kokaina e sekuestruar këtë të mërkurë në Durrrës ishte fshehur në dyshemenë e dyfishtë të konteinerit të ngarkuar me banane. 528 pakot e kokainës u sekuestruan nga Policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda në aksionin e koduar “Last Snow”.
Kokaina ishte e mbledhur me natriban dhe policia thotë se, ngarkesa e ligjshme me banane u mor në dorëzim nga kompania “Arbi Garden”. Në pranga kanë rënë dy 25-vjeçarë, Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku, ndërsa pronari i kompanisë, A.Ç. është shpallur në kërkim. Sasia e drogës dyshohet se lidhet me një rrjet trafiku narkotikësh, që nis nga Kolumbia dhe përmes organizatave të krimit të organizuar shqiptar përfundon në tregun europian.
Drejtoria Vendore e Policisë së Durrësit nuk ka informacion për ngjarjen, teksa mendohet se operacioni është organizuar nga Krimet e Rënda, nga informacione të siguruara më parë.
Detajet e operacionit i dha drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, së bashku me prokurorin Besim Hajdarmataj.Veliu tha se, anija ka mbërritur në Portin e Durrësit në datën 19 shkurt, dhe prej asaj dite është mbajtur në vëzhgim. Veliu bëri me dije se droga ishte fshehur në dysheme mes ngarkesës me banane.
Droga ishte e ndarë në 528 pako të mbështjella me natriban me kode të vendosura nga trafikantët. Policia e Shtetit bën me dije se, vlera e ngarkesës me kokainë në treg është mbi 180 milionë euro. Ngarkesa është marrë në dorëzim nga “Arbri Garden”. Veliu tha se pronari i konteinerit është Arbër Çekaj.
“Operacion i përbashkët i Policisë dhe Prokurorisë për Krimet e Rënda çoi në sekuestrimin gjatë natës, në Portin e Durrësit, të një sasie rekord kokaine. Si rezultat i këtij operacioni u bë i mundur kapja dhe sekuestrimi i një sasie rekord prej 613 kilogramë e 350 gramë lënde narkotike e dyshuar kokainë, me vlerë tregu mbi 180 milionw euro”, deklaroi drejtori i Përgjithshëm i Policisë shqiptare Ardi Veliu, duke shpjeguar se “hetimet kanë dokumentuar se lënda narkotike ishte nisur me konteiner nga Kolumbia, duke kaluar tranzit përmes Italisë, në Maltë e më pas me anije ka mbërritur në Portin e Durrësit në Shqipëri, në datën 19 shkurt 2018.
Kokaina ishte e fshehur në konteiner me dysheme të dyfishtë, të ngarkuar me banane. Sasia e lëndës narkotike ishte e paketuar në 528 pako, të mbështjella me letër natriban me kode të vendosura nga trafikantët.