Zbulohet krimi makabër në Vlorë, si i vrau nusja dhe dogji nënë e bir në banesë

Zbulohet krimi makabër që ndodhi para një muaji në Vlorë. Policia arrestoi Hysnie Hoxhallarin, nusen e shtëpisë ku një muaj më parë u gjetën të djegur bashkëshorti i saj, Olsi Hoxhallari dhe nëna e tij Salke Hoxhallari. Fillimisht u dyshua se nënë e bir ishin djegur, por pas ekspertizës, policia zbuloi se të dy ishin vrarë (Olsi me goditje sopate, ndërsa nëna e tij e mbytur me tel).
Për ekzekutimin e bashkëshortit dhe vjehrrës së saj, 32 vjeçarja Hysnie Hoxhallari ka pasur edhe një bashkëpuntor.
Kasëm Pirjasi, 26 vjeç nga fshati Strum i Fierit u arrestua nga policia për vrasjen. Marrëdhënia e tij me 32 vjeçaren është ende e paqartë. Policia tha se dy viktimat janë goditur barbarisht, kur kanë qenë në gjumë dhe për të feshur gjurmët autorët i kanë vënë flakën shtëpisë.
Nggjarja e cila fillimisht u dyshua si aksidentale, u zbulua se ishte një vrasje në bashkëpunim. Nusja e viktimës Hysnie Hoxhallari në bashkëpunim me të dashurin e saj Kasëm Pirjasi, kanë dhunuar në banesë Olsi Hoxhallarin dhe nënën e tij S.H dhe më pas i kanë vë flakën shtëpisë për fshehjen e provave.
Të dy autorët vranë në bashkëpunim vjerrën e Hysnies si edhe burrin e saj. Policia ka zbuluar se mes dy autorëve kishte një lidhje jashtëmartesore, e cila dyshohet të jetë edhe shkak për këtë konflikt.

Si gënjeu publikisht autorja e krimit makëber
Pas ngjarjes së ndodhur më 22 janar të këtij viti, ku nënë e bir u gjendën të djegur në banesën e tyre në Vlorë, policia nisi hetimet paraprake. Asokohe u shoqëruan në polici të afërm të tyre. Nisur nga fakti se ekspertiza tregoi se viktimat Salkie Hoxhallari, 73 vjeçe dhe i biri, Olsi 43 vjeç, ishin vrarë para se të digjeshin, në polici u shoqërua edhe gruaja e 43-vjeçarit.
Sipas ekspertizës Olsi Hoxhallari ishte goditur me sëpatë në kokë, ndërsa nëna e tij ishte mbytur me një tel teksa flinin. Në dëshminë e saj para hetuesve të çështjes, gruaja e Olsit, nëna e një djali 3 vjeç, është shprehur se ka qenë me burrin dhe vjehrrën deri pak orë para ngjarjes dhe vetë ata i kanë kërkuar që të shkojë të vërë djalin e vogël për të fjetur.
“Rreth orës 11:30 minuta e lashë tim shoq dhe vjehrrën duke parë televizor dhe kalova në dhomën tjetër për të fjetur. Nuk kam dëgjuar asgjë. Rreth orës 4 të mëngjesit më zgjoi një si zhurmë, shpërthim, pashë tym e flakë dhe thirra menjëherë komshinjtë për ndihmë. Kur shkova, derën e gjeta të mbyllur nga brenda dhe e hapa me forcë. Kur hyra brenda në dhomë, i gjeta të dy pa shenja jete, ndërsa orenditë ishin djegur thuajse të gjitha”, ka dëshmuar Hysnie Hoxhallari, para policisë.

E veshur në të zeza për vdekjen e familjarëve të saj, duke folur për kamerën e “Neës24”, pas ngjarjen ajo tha se donte drejtësi dhe të zbardhej e vërteta.
Por hetimet e policisë treguan se gruaja 32-vjeçare dhe një 26-vjeçar nga Fieri, Kasëm Pirjasi, janë autorë të krimit të ngjarjes.

Artikulli paraprakTjetër sasi kokaine në Durrës? Çfarë po ndodh pas kapjes së 613 kg kokainë nga Kolumbia
Artikulli tjetërBerisha flet me gjuhën e kreut të Komisionit Europian: Në Shqipëri kriminaliteti si mall eksporti jashtë vendi!