Berisha flet me gjuhën e kreut të Komisionit Europian: Në Shqipëri kriminaliteti si mall eksporti jashtë vendi!

Konkluzionet e Presidenti te Komisionit Europian Jean-Claude Junker per viziten e tij ne Shqiperi ne radion gjermane DW.
Te dashur miq, ne intervisten e tij lidhur me viziten ne Shqiperi ai thekson se problemet madhore te vendit qe ai diskutoi dhe ku duhen perparime thelbesore jane:
1- Kriminaliteti si mall eksporti jashte vendi. Per kete ai thekson:
“Atje duhet të arrijmë shumë përparime, sepse hasim intensivisht me kriminalitetin e organizuar brenda vendit dhe si një artikull eksporti jashtë vendit”
-shteti ligjor
-liria e shtypit
-reformat e drejtesise
-lufta kunder pastrimit te parase, dhe konkludon se:
“Ne Shqiperi (pra eshte fjala per Ramen) nuk kuptohet thelbesorja kurse ne Maqedoni po”
Lexoni me poshte kete interviste me te zgjeruar! sb
“Në një intervistë për DW në kuadër të turit të vizitave në vendet e Ballkanit Perëndimor, kryetari i Komisionit të BE-së Jean-Claude Juncker, thekson nevojën e një perspektive të sigurtë europiane për këto vende.

Për sa i përket diskutimeve për vendin tonë ai shprehet se në Shqipëri diskutimet ishin lidhur me çështjen e shtetit ligjor, lirinë e shtypit, reformat në gjyqësor, lufta kundër pastrimit të parasë së kriminalitetit të organizuar, në të gjitha këto drejtime duhet të bëhen përparime thelbësore.
“Atje duhet të arrijmë shumë përparime, sepse hasim intensivisht me kriminalitetin e organizuar brenda vendit dhe si një artikull eksporti jashtë vendit”
Juncker gjithashtu zbuloi edhe një detaj nga vizita në Tiranë, ku sipas tij udhëheqja politike e vendit ishte më shumë e interesuar për afatet sesa për plotësimin e kritereve.
“Mua më interesojnë afatet, por jo që prej tyre të harrohet thelbësorja. Këtë e kuptuan në Maqedoni, ndërsa në Shqipëri disi më pak, sepse Shqipëria ende nuk i ka nisur negociatat. Lidhur me këtë ne do të japim rekomandimet tona në prill.
Por unë nuk mund ta parashikoj nga këndvështrimi i sotëm se si do të jenë këto rekomandime, sepse duhen bërë përparime thelbësore. Ne do të na duhet të verifikojmë që tani deri në prill, nëse do të ketë përparime të mjaftueshme substanciale”.

Artikulli paraprakZbulohet krimi makabër në Vlorë, si i vrau nusja dhe dogji nënë e bir në banesë
Artikulli tjetërProkurori i Antimafias: Ndrageta me mafien shqiptare manipulojnë zgjedhjet në Shqipëri