PSG-ja fiton, por me frikë. Pikërisht ditën kur është konfirmuar se Neymar do të duhet të kalojë nëpër sallën e operacionit, që do të thotë se, mes shumë të tjerave, kthimin e ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit do ta humbasë, parisienët janë goditur nga një tjetër frikë. Bëhet fjalë për lëndimin e Mbapé. Sulmuesi i ri ishte startues në ndeshjen e Kupës së Francës kundër Olympique Marseille, klasike e futbollit francez kjo, por nuk u shfaq në gjysmën e dytë të lojës, apriori si një masë paraprake. Lojtari u lëndua në pjesën e parë të ndeshjes, por, edhe pse vazhdoi deri në pushim, trajneri Emery vendosi ta zëvendësojë atë. Edhe pse shkalla e lëndimit të tij nuk dihet, ai ka frikësuar ambientin në klub, të paktën derisa të kryhen vizitat përkatëse në orët e ardhshme. Ndërkohë, duke folur pas ndeshjes, Unai Emery u mundua t’i qetësojë të gjithë, duke thënë: “Kylian u godit në kyçin e këmbës, kërkoi të largohej dhe të mos luante në pjesën e dytë. Goditja nuk është e rëndësishme, ai mund të luajë kundër Real Madridit”. Duke marrë parasysh dallimet midis vlerësimeve të Emery dhe realitetit me dëmtimin e Neymar, ne do të duhet të presim për deklaratën zyrtare të klubit, duke specifikuar shkallën e goditjes së marrë nga Mbapé.
Kryesore
Continue to the categorySabah Sheta: Mustafa Merlika Kruja, tashmë i nderuar me bust në...
Kreu i degës së Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë në Krujë, Sabah Sheta, ka vlerësuar lart vendosjen e bustit të Mustafa Merlika Krujës në qytetin e...