Mënyra e jetesës kundër kolesterolit nuk mund të fitohet pa sport. Sporti është i rëndësishëm në humbjen e kilogramëve, për diabetikët dhe për një zemër të shëndoshë. Nxit rritjen e nivelit të kolesterolit të mirë, si edhe ndihmon në pastrimin e arterieve. Zgjidhni sportet, të cilat aktivizojnë një numër më të madh të muskujve, që rritin punën e zemrës dhe qarkullimin e gjakut: ngasje të biçikletës, ecje, notim… Përveç kësaj sporti ka një efekt pozitiv në luftën kundër stresit. Stresi ka një ndikim negativ në sistemin kardiovaskular: Rrit shtypjen e gjakut, madje edhe nivelin e kolesterolit të keq dhe e lodh zemrën. Derisa pirja e duhanit dhe kolesteroli janë dëmtuesit kryesorë të arterieve. Ndërprerja e duhanit shumë shpejt e zvogëlon rrezikun për infarkt.
Dieta
Sipas dietologëve, dieta që të ndihmon të përballosh këtë situatë tensioni, nuk duhet t’i mungojë buka, makaronat, apo orizi, sallatrat jeshile, qepa, djathi i freskët, kosi, vezët e ziera, qumështi i ngrohtë, që ul aciditetin gastrik, fruta të ëmbla dhe të zhytura në mjaltë, që favorizojnë gjumin dhe ndihmojnë organizmin të shlodhet, për të përballuar me energjinë e duhur dhe përqendrim, sfidën shkollore. Edhe pse është i rëndësishëm për funksionimin e mirë të organizmit (prodhimin e hormoneve, acideve biliare etj.), kolesteroli mund të jetë i dëmshëm për arteriet nëse niveli i tij në gjak është i lartë. Duke u vendosur në muret e enëve të gjakut ai ngushton kalueshmërinë e arterieve, duke i rrezikuar ato për mbyllje të plotë. Po ashtu shkakton infarkt dhe probleme të tjera vaskulare. Për këtë arsye, nëse niveli i kolesterolit i kalon vlerat normale, nutricionistët rekomandojnë që menjëherë të fillohet me ndryshimin në regjimin e ushqimit në kohëzgjatje prej tre deri gjashtë muaj. Kjo kohë mjafton që niveli i kolesterolit të ulet për 10-15% pa marrjen e barnave.
Prioritetet
Parimisht duhet lënë anash ushqimi, i cili përmban kolesterol dhe yndyrna “të këqija”. Konsumimi i madh i tyre favorizon rritjen e nivelit të kolesterolit. Njëkohësisht, duhet shtuar konsumimi i yndyrnave “të mira”, të cilat jo vetëm që nuk e rritin nivelin e kolesterolit, por ato edhe e ulin atë. Për të konsumuar vlerat optimale të “yndyrnave të mira” duhet të shfrytëzohen lloje të ndryshme të vajrave si shtesë për sallata. Vaji i rrepës ose i farës së misrit, si edhe vaji i sojës ose i arrës, siguron sasinë e nevojshme të acideve omega 3 yndyrore, vaji i lulediellit dhe i kikirikëve siguron acidet omega 6, ndërsa vaji i ullirit furnizon organizmin me acide të ngopura yndyrore. Për përgatitjen e ushqimeve përdorni vajin e lulediellit ose vajin e ullirit, ose kombinime të vajrave. Duhet të keni parasysh edhe faktin se këto vajra përmbajnë sasi të caktuar të kalorive. Edhe përdorimi i tepërt i tyre rrit faktorët e rrezikut për arteriet. Sasia e yndyrës në mish varet nga lloji i kafshës dhe nga pjesa e mishit të zgjedhur. Mishi i qengjit dhe i viçit është më i yndyrshëm. Për luftimin e kolesterolit preferohet mishi i shpezëve dhe mishi i kafshëve të egra, të cilat duhet të përgatiten me sasi të vogël të yndyrës dhe të mos hahet lëkura.