Albcontrol zotëron një total asetesh me vlerë 5.4 miliardë lekë duke i ndarë ato në disa kategori. Në funksion të detyrimit ligjor por edhe ndjeshmërisë që ka funksionimi i secilës prej tyre duket se Albcontol ka vendosur që ti sigurojë të gjitha këto asete duke shpallur kështu një procedurë tenderimi. Fondi limit për sigurimin e aseteve është 139 milionë lekë. Por si janë të ndara në fakt asetet e Albcontol të cilat pritet të sigurohen për një periudhë 12 mujore. Sot shoqëria Albcontol zotëron asete të kategorizuara si ndërtesa në vlerën 1.76 miliardë lekë, sistem kabllor në vlerën 155 milionë lekë, makineri dhe pajisje në vlerën 3.1 miliardë lekë, mobilje dhe pajisje zyre në vlerën 147 milionë lekë dhe pajisje informatike në vlerën 177 milionë lekë. Nga ky total prej 5.4 miliardë lekë duket se asetet me vlerën më të lartë sipas vlerësimit të bërë në 31 dhjetor 2015 janë ato të makinerive dhe pajisjeve
informatike në vlerën 177 milionë lekë. Nga ky total prej 5.4 miliardë lekë duket se asetet me vlerën më të lartë sipas vlerësimit të bërë në 31 dhjetor 2015 janë ato të makinerive dhe pajisjeve. Procedura e tenderit pritet që të mbyllet në datë 20 qershor 2016.