Që në fillim të intervistës, gazetari Balla e ka pyetur Berishës nëse ka frikë. Ish-kreu i qeverisë ka rrëfyer një pjesë të jetës së tij politike ku kërcënimet me jetë dhe atentatet kulmuan me ngajrejt e vitit 1997 si dhe me 21 Janar. “Ataa që sulmuan Presidencën në ’97 mbetën aty” tha Berisha.
Duke aktualizuar përgjigjen e pyetjes, Berisha ka dhënë një mesazh për Ramën. Ish-Kryeministri Berisha ka rrëfyer në studion e emisionit “Real Story” të Sokol Ballës se çfarë ka ndodhur me 21 Janar dhe ditët që pasuan ato ditë vështira. Berisha ka dhënë një detaj kur një zyrtar i qeverisë amerikane i ka kërkuar që të mos shkonte në zyrë ditën e protestës së opozitës së athershme. Berisha tha se e kishte refuzuar dhe I kishte kërkuar zyrtarit që ti jepte një mesazh Ramës. “Thuaj atij se do të paguajë me kokën e tij jo po preku institucionet këtu, por edhe komisariatin më të largët. Do jenë 5 snajpera mbi kokën e tij”, tha Berisha.
Balla: Kam një mesazh që më thotë se PS në Mat e drejtoj unë. Hasan Pasha.
Berisha: I uroj sukses në drejtimin e ri. E di gjithë Shqipëria që Agron Malaj ka qenë kryetar.
Peka: Kryetar i PS-së dhe i OSHEE-së.
Gjekmarkaj: E kam ndjekur z. Berisha që thotë se unë tërhiqem nga postet, por jo nga Berisha. PD sot … A ndieni përgjegjësi nëse Basha është dështim?
Berisha: Një fakt shumë interesant. Në diktakturë ishim si murgjit e Umberto Ekos, që detyroheshim të bëjmë çdo gjë, tërë ditën. Unë lexoja. Në diktaturë kishte jo një okult, por intelektualë. Pse vendosa të kundërvihem. Në vitet ’90 kam bërë shkrimet që kush i lexon sot janë parimet e një sistemi të lirë. Thellë thellë, thelbi i tij është interesi publik. Sali Berisha u shkëput, dha dorëheqjen nga PD, qëndron me të vetmin qëllim detyra e tij në interesin publik siç e koncepton ai. Rikthimi im në politikë me parti e organizata, është i pamundur. Largimi im është i pakthim. Unë ky jam. Ajo që unë kam ruajtur që nga viti 1991 ka qenë dorëheqja, po humba zgjedhjet të lira e të ndershme.
Gjekmarkaj: Topalli, Patozi, Bode, etj… nuk i keni më në krah e këto as nuk janë në PD?
Berisha: Unë uroj që PD ti kapërcejë problemet që ka dhe i vetmi njeri që nuk mund ti shkelë vendimet, jam unë. Ky është vendim që kam mbajtur më gjatë në shpirtin tim, për ta bërë në momentin e duhur.
Balla: O kthehuni, o ikni përpara … fakti që ju nuk ikni përpara ka një hezitim..
Berisha: Unë nuk qëndroj më për karrierë politike. Në vitet ’90 i kam bërë ato shkrime për të bërë detyrën time, sot i bëj thjeshtë për interesin publik.
Peka: Momentalish kjo mazhorancë e dominon opozitën. Krimi, media, blerja e votave. Sot mediat po flasin se disa aktorë kryesorë të PD-së duan të krijojnë një parti të re… a ndien përgjegjësi Sali Berisha…
Berisha: Unë nuk mund të them asgjë më shumë se atë që kam thënë. E konsideroj jashtëzakonisht të rëndësishme që të PD të bashkojë rreth vetes, demokratët që nga vitet ’90 e deri sot. Unë në të gjithë vlerësimin tim, dy janë rrugët më kryesore për tu përballur me këtë. Së pari bashkimi i të gjithë demokratëve, e së dyti të tërheqë rininë me vete. Unë kaq mund të them.
Balla: Ecuria e votave të PD-së. Kur ishte Berisha kryeministër në 2009, 700 e ca mijë vota. Sot projeksioni juaj nuk shkon në 480 mijë. Kur Berisha ishte kryeministër, kishte më shumë votues të djathtë dhe shumë pak mos votues. Paska zgjidhje, të rikthehet Berisha…
Balla: A mos ndoshta këto mosvotues do ti mbledhë një lëvizje…
Berisha: Edhe njëherë, unë po të më pyesni shumë herë veç ketë mund të them, si jetike për PD është bashkimi i të gjitha kontributeve nga dhjetori i ’90 deri më sot. Kjo është shumë e rëndësishme. Mendimet e mia i shpreh pa asnjë lloj kufizimi. Tërheqja e rinisë nga njëra anë dhe bashkimi i kontribuuesve të PD është interesi më i madh i kësaj force politike.