Rama ka emëruar një tjetër drejtor të dënuar për trafik droge në Itali. Denoncimi publik është bërë nga një inxhinier nga Kurbini nëpërmjet një mesazhi dërguar ish-Kryeministrit Berisha. “Qytetari dixhital denoncon: Drejtorin e tensionit të lartë në Veri, Sajmir Jaku, si njeri me 8 klasë shkollë dhe të dënuar në Itali me burg për drogë! Miq, për Edvin Kristaq Ramën krimi është meritë për t’u emëruar në detyrë! Sb”, shkruan Berisha në Facebook, duke publikuar të plotë mesazhin e inxhinierit.
“Jam D.N nga Kurbini ing elektrik, ish-punonjës i nënstacioneve të veriut, në Mirditë. Drejtor i tensionit të lartë veri është emëruar Saimir Jaku me 8 klasë, i dënuar në Itali me burg për drogë. Ky është emëruar nga Ndrec Deda kryetar i Bashkisë Mirditë i Edvin Ramës”, shkruan inxhinieri nga Kurbini.
Megjithëse prej kohësh është votuar ligji i dekriminalizimit, gjatë kohëve të fundit janë bërë dhjetëra emërime të inkriminuarish në administratën publike.
Kryetari i PD të Lushnjës, Myslim Murrizi, dencoi publikisht para pak kohësh emërimet e të dënuarve në administratën publike. “Nga lista e famshme e dosjes gjyqësore të ish-drejtoreshës së dënuar ju kam vënë më parë në dijeni se ishin emëruar vetëm gjatë kohës së saj 169 mësues të rinj nga të cilët 110 të PS dhe 59 të LSI. Po ashtu, në atë material kishte shënim që kanë kaluar në “filtrin” e partisë shtet nëpërmjet sekretarëve të byrove të emëruar drejtora shkollash 790 mësues, nga të cilët rezultonin 620 të PS dhe 170 të LSI. Pra, në total 959 mësues janë me partinë, 377 mësues me biografi të keqe. Dhe i komanduari përgjegjës zyre tashmë e di ku është armiku i klasës. Nga 64 drejtorë të gjendur në tetor 2013, sot më 21 prill 2016 janë vetëm 4. Mimoza Hajdari Shkolla “4 Dëshmorët”, Dashamir Sula, Thanasaj, Mikel Shandro, Kashtëbardhë dhe Pranvera Korreshi, Qerret”, u shpreh Murrizi.
Murrizi ka denoncuar me fakte dhe dokumenta politikën e kuadrit që Rilindja ka bërë këto 3 vjet me mësuesit e rrethit Lushnjë. Ky rreth me 103 shkolla ku 64 janë drejtori dhe 39 shkolla vartëse me 21 shkolla të mesme dhe me 1336 mësues gjithsej përdoret nga Zyra Arsimore Lushnjë si pronë e PS dhe i komanduari i kësaj zyre që vet ka si fakultet ciklin e ulët zoti Ylli Krakulli si shef kuadri i Arsimit pranë Komitetit të Partisë Punës.