Burg pa afat për vrasësit e biznesmenit në Fier

Gjykata e Fierit ka vendosur arrest me burg për tre autorët e grabitjes së këmbimit valutor në Fier, ku mbeti i vrarë 53-vjeçari Agur Vernozi. Tre të arrestuarit, Zini Fyraj, 37 vjeç, Lulzim Demiraj, 43 vjeç dhe Dashamir Gergali, 41 vjeç janë paraqitur në bangën e të akuzuarve në masa të rrepta sigurie.
Lulzim Demiraj, 43-vjeçari që akuzohet se ka qëlluar me automatik, duke plagosur pronarin e pikës së këmbimit valutor Gëzim Hoxha dhe duke vrarë 54-vjeçarin Agur Vrenozi, ka shpërthyer në lot para Gjykatës. Ai ka shprehur pendesë dhe ka kërkuar falje. “Jam penduar. I kërkoj falje popullit dhe drejtësisë”, tha Demiraj.
Gjyqtarja Matilda Shalla dha masën arrest me burg për akuzën e vjedhjes me pasojë vdekjen, si dhe armëmbajtje pa leje.
Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e të premtes, ku të tre grabitësit hynë në pikën e këmbimit valutor, duke lënë të plagosur rëndë pronarin dhe një 53-vjeçar, që shkoi për ta ndihmuar. Agur Vernozi humbi jetën në spital në Tiranë.
Biznesmeni nga Fieri që tentoi të ndalë grabitjen nga maskat në pikën e këmbimit valutor ndërroi jetë të dielën në Spitalin e Traumës në kryeqytet. Agur Vernozi mbeti i plagosur një ditë më parë në përpjekje për të ndaluar grabitjen e pikës së këmbimit valutor. Bashkë me të mbeti i plagosur dhe pronari i exchange-it.

Artikulli paraprakPolicia ishte afër lokalit ku u vra biznesmeni, por nuk ndërhyri
Artikulli tjetërZjarrfikësit e Uzinës Ballsh në protestë: 3 muaj pa marrë rrogat