Katër agjentë të DEA-s amerikane kanë mbërritur sot në Durrës për kokainën e sekuestruar pak ditë më parë. Bëhet e ditur se ekspertët amerikanë po verifikojnë operacionin e dështuar të policisë shqiptare për kapjen e bosëve të 613 kg kokainës të future në Shqipëri nga Kolumbia.
Mësohet se agjentët specialë kanë kontrolluar mënyrën e procedimit të Agjencive në Portin e Durrësit në lidhje me hetimin e kokainës.
Bëhet e ditur se agjentët maerikanë kanë ardhur për të verifikuar procedurat që janë ndjekur nga policia shqiptare për operacionin e bllokimit të kokainës. Policia shqiptare arrestoi vetëm shoferin e kamionit dhe një punonjës, ndërsa bosët e kokainës nuk janë arrestuar.
Opozita deklaroi se p[as 613 kilogramët e kokainës qëndrojnë zyrtarë të lartë të qeverisë. Sipas opozitës operacioni u dekonspirua për të mos arrestuar bosët e kokainës.
613 kokainë ishin fshehur në dyshemenë e kamionit, nëpërmjet një shtrese të dyfishtë, ndryshe nga ajo e Xibrakës. Në këtë rast nuk kemi të bëjmë thjesht me një organizatë shqiptare narkotrafikantësh, por me një organizatë ndërkombëtare e cila ka lidhje e bashkëpunues në dogana e porte të ndryshme.
Kompania në fjalë kishte porositur 20 tonë banane dhe kishte planifikuar me detaje çdo gjë, madje kamioni ishte marrë në përdorim nga kompania “Pelikani Transport”.
Personat e arrestuar janë vetëm disa trafikantë të vegjël që përdoren për transportin e kokainës dhe shumës së parave pasi është blerë nga organizata e narkotrafikantëve të Klanit të Gjirit në Kolumbi.
Për transportimin e drogës nga Kolumbia në Shqipëri, u përdoren dy mënyra të ndryshme.
Në fillim u dërguan paratë me një vlerë rreth 6 milionë euro për blerjen e kokainës nga klani kolumbian përmes trafikantëve shqiptarë që operojnë në klanet e narkotrafikantëve, si ai i Klanit të Gjirit.