Mimi e radarëve fshiu dosjen e spiunit në Gjykatë, nuk dorëzoi provat

Olta Xhaçka në cilësinë e ministres së Mbrojtjes raportoi në Komisionin e Sigurisë lidhur me negociatat me Greqinë dhe konkretisht për Artur Meçollarin, të akuzuar se është përjashtuar nga FA për spiunazh. Pjesë e këtij komisioni është një person që e njeh mirë dhe e ka patur vartës Artur Meçollarin. Ai është ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Xhemal Gjunkshi, sot deputet i PD. Gjunkshi nxori disa fakte që nuk janë thënë deri më tani për Artur Meçollarin. Ai i drejtoi pyetjet si më poshtë Olta Xhaçkës:
“Kush është referenca ligjore e këtij ushtaraku?
Pse vendoset në negociata një njeri tejet i politizuar?
Artur Meçollari ka qenë i përjashtuar nga akademia e detarisë për vjedhje? Po, Jo?
Artur Meçollari ka hedhur në gjyq Ministrinë e Mbrojtjes. Kam këtu dokumentet e gjykatës, ku thuhet se pala e paditur nuk ka paraqitur asnjë provë në gjykatë. Pra nga Ministria e Mbrojtjes nuk është dërguar as akti administrativ i largimit nga puna. Pra konkretisht s’ka asnjë provë nga ju kundër Meçollarit që ka paditur ministrinë në gjykatë.
E treta: Drejtori i DSIK që i ka thënë certifikatën e sigurisë ka qenë vartës i Artur Mecollarit. Certifikata është marrë vetem për ambicie personale të tij”.

Xhaçka përgjigjet: “Certifikaten nuk e ka marrë nga Tola por nga Seferi. Ju vete keni qene ne maje te piramides se ushtrise dhe jeni shprehur asokohe se keni vleresim per Mecollarin. Artur Mecollari nuk eshte ushtarak i politizuar. Nuk ekziston dosja “Mecollari”, ua perseris ka thathetheme ndaj tij. Pjesëmarrja e Meçollarit në takimin e Korçës është bërë me autorizimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Ndërhyn Flamur Noka: Ka pasur përgjime ndaj tij nga inteligjenca e ushtrise?
Xhaçka: O Flamur ti ke qene spiun serb po ske punuar ne intiligjencen e ushtrise. Ishte turp pergjimi ndaj tij se jane pergjuar edhe vendet anetare te NATO-s. Keshtu mos e permend me pergjimin qe keni bere kur keni qene ne pushtet. Keni pergjuar opoziten, ata qe nuk u bindeshin perfshire dhe Mecollarin dhe punonjes te vendeve anetare te NATO-s. T’ju vije turp!

Artikulli paraprakNjë luftë tregtare mes SHBA dhe Gjermanisë? Trump paralajmëron dogana për makinat e importit
Artikulli tjetërNATO rrëzon alibinë e Ramës për “spiunin e detit”: Nuk ka çertifikatë nga ne