Humbi jetën në moshën 31-vjeçare, zbardhet autopsia e vdekjes së Davide Astorit

Vdekja e papritur e futbollistit italian, Davide Astori, tronditi jo pak tifozët dhe mjekët sportivë, për shkak se trupi i lojtarit nuk kishte shfaqur asnjëherë më parë anomali shëndetësore, edhe përmes kontrolleve të detajuara. Autopsia mbi trupin e kapitenit të Fiorentinës ka hedhur dritë mbi trajedinë, duke zbuluar se ishte zemra, ajo që “tradhtoi” Astorin, duke u ndalur ndërsa ai flinte. “Në bazë të të dhënave të marra nga autopsia, futbollisti ka vdekur për shkak të një ‘bradiaritmie’. Zemra nisi të ngadalësojë deri në ndalesën e plotë. Nga analizat nuk ka shkaqe të jashtme dhe të ndryshme nga ajo e një vdekjeje natyrale, por do të presim të dhënat përfundimtare brenda 60 ditësh”, tha Antonio De Nicolo, prokuror nga Udine. Autopsinë e ndoqi dhe një konsulent i familjes Astori, ndërsa të enjten, trupi i kapitenit të Fiorentinës do të dërgohet në Coverciano. Më pas, funerali do të zhvillohet në qytetin e Firences, në Bazilikiën e Kryqit të Shenjtë. Fiorentina dhe Cagliari gjetën mënyrën për të nderuar Davide Astorin, duke tërhequr përfundimisht fanellën e futbollistit me numrin 13. Mbeten gjithsesi pikëpyetje të mëdha sesi një futbollist vetëm 31 vjeç, që gëzonte shëndet të plotë, u nda nga jeta në mënyrë të papritur, pak orë para një ndeshjeje të Serie A. Kontrolli i fundit shëndetësor i Davide Astorit daton më 28 shkurt të këtij viti, pa anomali dhe të dhëna shqetësuese.

auto gazeeeta dello sport1520351387

Artikulli paraprakHazard bllokon rinovimin
Artikulli tjetërTurqia, samit në prill për situatën në Siri