Skandali, mbyllen brenda ditës 100 bizneset e riciklimit për ti hapur rrugë monopolit të Ramës e Ahmetajt, reagimi

100 bizneset e riciklimit janë mbyllur brenda ditës së djeshme nga qeveria për ti hapur rrugën monopolist të vetëm në treg, kompanisë që zotërohet ng Ahmetaj dhe Rama me pseudonimin e Zotos që zotëron tre inceneratorët, atë të Fierit, Elbasanit dhe të Tiranës.

Reagimi i Shoqatës së ricikluesve
Sot datë 6 mars 2018, Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë dhe Shoqata e Ricikluesve, në një deklaratë për shtyp kanë denoncuar veprimet ekstraligjore të ushtruar nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave, ndaj një numri të konsiderueshëm subjektesh aktiv në fushën e grumbullimit, përpunimit të mbetjeve të riciklueshme, në bashkinë e Tiranës.
Subjekte private prej muajsh vazhdojnë të jenë pre e një seri masash administrative arbitrare dhe të jashtligjshme, që kanë kulmuar me revokimin dhe pezullimin e lejeve mjedisore dhe për rrjedhojë ndërprerjen e aktivitetit të 100 (njëqind) subjekteve, duke nëpërkëmbur të drejtat kushtetuese për të ushtruar aktivitetin dhe atë të pronësisë private, duke dëmtuar rëndë financiarisht këto sipërmarrje, mbi të gjitha duke cënuar rëndë interesin publik si rrjedhoje e mbylljes masive të vëndeve të punës, deligjitimimit të aksionit të shtetit dhe kompromentimit pa kthim të procesit të riciklimit në vend, si dhe po sjell përkeqësimin e shumë indikatorëve të performancës së sipërmarrjes të këtij sektori në vendin tonë.
Kërkojmë me këmbëngulje që, në respekt të ligjit:
Të ndalet ky aksion represiv dhe diskriminues ndaj subjekteve private;
Të rikthehet ligjshmëria duke anulluar vendimin për heqjen dhe pezullimin e lejeve mjedisore dhe liçencave;
Të hapet rruga e dialogut institucional me organizmat përfaqësues të sipërmarrjes dhe me shoqatat e sektorit, duke i mbyllur kështu rrugën fushatave apo zgjidhjeve diletanteske në ekonomi.

 

Artikulli paraprakDokumenti/ Krimet si politikë e Partisë së Punës
Artikulli tjetërDosja e spiunit të detit me 439 faqe, Berisha jep të dhënat e reja për lidhjet e ndrikullës së Ramës