Humb jetën i riu në Shkozë, po mblidhte skrap për bukën e gojës

 

Një 26-vjeçar ka humbur jetën në Shkozë të Tiranës, teksa ishte duke gërmuar për skrap për të siguruar bukën e gojës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:00 në një masiv inertesh mbetje të ish-Uzinës së Autotraktorëve, pranë punimeve të rrugës për Unazën e Madhe.
Një masiv dheu është shkëputur e për pasojë e ka zënë poshtë, A. R., 26 vjeç. Ai është transportuar në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për veprimet e mëtejshme.
Ndërkohë, një nga 5 minatorët e plagosur më 22 shkurt, Qazim Likmetaj, në minierën e Shën Gjunit, në Klos, ka ndërruar jetë ditën e sotme në spital, duke mos i shpëtuar plagëve të marra.
Gjatë punës në minierë dy prej minatorëve kanë rënë në kontakt me një minë të pa plasur, e cila ka shpërthyer dhe për pasojë janë dëmtuar edhe tre punëtorët e tjerë. Ditën e djeshme ka ndërruar jetë në spital minatori Qazim Likmetaj.

Artikulli paraprakDEA amerikane në Durrës për të hetuar operacionin e dështuar të kokainës
Artikulli tjetër37 kg heroinë nga Shqipëria në Bullgari, arrestohet shoferi shqiptar