Projekti ka si qëllim nxitjen e shtetësisë evropiane dhe të pjesëmarrjes qytetare demokratike në nivel vendor. Projekti do të konsistojë në ngritjen e një rrjeti evropian nëpërmjet aktorëve publikë e privatë vendorë, duke vepruar në inkurajimin e pjesëmarrjes qytetare në proceset e vendimmarrjes
Bashkia Kamëz aplikon si lider në projektin “BE EU Citizens: Building Europe through civic participation” në grantet e Bashkimit Evropian, programi “Evropa për Qytetarët”, masa “Rrjetëzimi i qyteteve”.
Projekti “BE EU Citizens: Building Europe through civic participation” ka si qëllim nxitjen e shtetësisë evropiane dhe të pjesëmarrjes qytetare demokratike në nivel vendor. Projekti do të konsistojë në ngritjen e një rrjeti evropian nëpërmjet aktorëve publikë e privatë vendorë, duke vepruar në inkurajimin e pjesëmarrjes qytetare në proceset e vendimmarrjes ku do të përfshihen disa grupe si: qytetarët (ekspertë të fushave të ndryshme, OJF të rinjtë, gratë); përfaqësues institucionalë (kryetarë, drejtorë, përfaqësues të fushave specifike lidhur me angazhimin demokratik dhe pjesëmarrjen qytetare).
Projekti do t’u kushtojë vëmendje të veçantë dy tematikave të rëndësishme, si:
-Debat mbi të ardhmen e Evropës dhe sfidat e euroskepticizmit;
-Viti Evropian i Trashëgimisë Kulturore 2018.
Veçanërisht ky projekt parashikon 5 evente evropiane/konferenca, të cilat do të zhvillohen në Kamëz (Shqipëri); Gornja Rijeka (Kroaci); Bar (Mal i Zi); Vjenë (Austri). Ky projekt është i lokalizuar në 4 shtete të ndryshme, do të ketë një shtrirje kohore prej 21 muajsh dhe do të ketë një numër total pjesëmarrësish prej 898. Projekti do të bashkojë qytetarë, bashki, ekspertë, aktorë të shumtë të shoqërisë civile, të rinj, gra, vullnetarë, në favor të angazhimit demokratik në mënyrë që të krijohet një rrjet evropian, me qëllim për të reflektuar mbi qytetarinë evropiane, kuptimin dhe vlerën e saj për të ardhmen e Evropës.