Stina e pranverës dhe alergjitë, si duhet të veprojmë

Me ditët e para të pranverës fillon edhe lulëzimi i pemëve, që te personat alergjikë shkakton disa simptoma jo të këndshme, si teshtitja, kapakë të skuqur e të ënjtur të syve, pastaj skuqje në fytyrë dhe në gjithë trupin, lodhje dhe plogështi. Në zbutjen e këtyre dhembjeve ndihmojne ilaçet, por më efikase është vaksina, e cila zbut apo largon simptomat e alergjisë dhe rinisin alergjik. Personat alergjikë mund të kenë menjëherë probleme në polenin e pemëve. Alergjia në rastet më të shpeshta shfaqet apo pengon organet e frymëmarrjes dhe lëkurën. Simptomat më të shpeshta janë hunda e bllokuar apo sekretimi i shtuar nga hunda, teshtitja e shtuar, pesë deri dhjetë herë rresht, djegie dhe skuqje në fytyrë dhe sy. Kontakti i drejtpërdrejtë i lëkurës me polenin shkakton ndryshime në të. Në një pjesë të lëkurës shfaqen ënjtje të vogla, por edhe të mëdha, të cilat djegin në prekje. Nëse jeni person që vuani nga astma alergjike, gjatë kontaktit mund të sulmoheni me ngufatje. Kontaktin mund ta shkaktojë qëndrimi në natyrë, puna në kopsht apo prerja e barit.

Alergjitë
Por pyetja që shtrohet është se si të kuptojmë që vuani nga alergjitë e pranverës. Mjekët shpjegojnë se alergjitë vijnë si reagim hipertensiv ndaj një substance normale të padëmshme. Ka lloj substancash, që mund të shkaktojnë probleme një njeriu të ndjeshëm. Alergjentët e zakonshëm janë poleni, pluhuri i shtëpisë, pendët, zbokthi i kafshëve, molat e qilimit, kemikalet dhe një mori ushqimesh. Disa alergji kryesisht shkaktojnë simptoma të frymëmarrjes; ca të tjera mund të shkaktojnë simptoma të ndryshme si dhembje koke, lodhje, temperaturë me ethe, diarre, dhembje stomaku e gjithashtu edhe të vjella. Ky post adreson alergjitë e frymëmarrjes, si ato kronike ashtu edhe ato sezonale.

Shenjat
Nëse ke alergji ndoshta vuani nga zënia e hundës, apo ju shkojnë hundët teshtitje, të kruhet lëkura dhe sytë, apo edhe ndoshta ke sy të përlotur dhe të skuqur. Ndoshta edhe nuk është nevoja që të themi fare, por alergjitë mund t’ju bëjnë shumë të parehatshëm. Këto simptoma ndodhin për shkak se në prezencën e një alergjenti sistemi imunitar liron kemikale që quhen histaminë për t’i luftuar atë që percepton si pushtues. Ilaçet shtëpiake për alergji mund t’i trajtojnë. Histaminët shkaktojnë zinxhir reagimesh duke përfshirë këtu edhe të ënjtura dhe kongjestim të vrimave të hundës dhe rrisin prodhimin e mukozës. Kjo në esencë është përgjigje hipertensive apo ndryshe reagim i tepërt i trupit ndaj një stimuli të jashtëm.

Receta për luftimin e alergjive
Kuercetin është flavonoid që gjendet në qepë, hudhra, mollë, verën e kuqe dhe çajin jeshil dhe mund të zvogëlojë ngacmimin (kruarje) e syve të skuqur dhe fyti i skuqur duke mbërthyer lirimin e histaminës nga qelizat e imunitetit. Histamina shumëfishon përgjegjësinë (reagimin) e imunitetit duke e shtuar depërtueshmërinë e kapilarëve dhe tkurrjet e muskujve të lëmuar. Pini një apo dy tableta të 1000 mg të kuercetinit një deri tri herë në ditë gjatë sezonit të alergjive.
Vitamina C – Vitamina C është antioksidanti kryesor që patrullon rrugët e ajrit, zvogëlon inflamacionin në mushkëri dhe membranat e mukozës në fyt. Një studim ka zbuluar hiperaktivitet bronkial të shtuar pesëfish tek ata që më së paku merrnin vitaminë C. Të marrësh 500 mg vitaminë C dy herë në ditë gjatë sezonit mund të përmirësojë funksionin e mushkërive.
Magnezi – Magnezi ka efekt relaksues tek muskujt e lëmuar, e kështu ndihmon në zbutjen e tkurrjes bronkiale. Hulumtimet tregojnë se me rënien e niveleve të magnezit simptomat e alergjive dhe astmës rriten. Më së miri është që të marrësh afër 350 mg magnez në ditë gjatë gjithë vitit.
Vitamina E – Vitamina E është antioksidant që mbron membranat e qelizave dhe parandalon dëmtimin e enzimave. Së bashku me vitaminën C, krijonë mburojë dhe mbron qelizat drejtpërdrejtë të ekspozuara ndaj alergjentëve. Studimet tregojnë se nivelet e ulëta të antioksidantëve sikur vitamina E rrisin rrezikun ndaj alergjive për trefish. Në ditë merr 400 UI.
Vaji i peshkut – Dietat e pasura me omega 3 zvogëlojnë përgjegjësinë e trupit ndaj alergjive kronike dhe ndaj gjendjeve inflamatore. Vaji i peshkut ofron nivele të larta të omega 3-shit e që ndihmon trupin në prodhimin e prostagladinëve inflamatorë që janë të involvuar në përgjegjësinë ndaj alergjive. Vaji i peshkut gjithashtu mund të zvogëlojë reaksionet hipersenstive të lëkurës shpesh ndryshe të quajtura “dermetitis”. Merr rreth 3 gram vaj peshku në ditë për të luftuar alergjitë.

Artikulli paraprakCasillas e mbyll me nder
Artikulli tjetërTask Forcë Mjekësore për Ballkanin