Timo Werner ka pranuar se shpreson të luajë në Premier League në të ardhmen e afërt, duke i konsideruar Liverpool dhe Manchester United si destinacione të mundshme. Sulmuesi 22-vjeçar ka qenë një golashënues i rregullt për Leipzig, që kur ka kaluar aty nga Stuttgart, në vitin 2016, duke përfunduar sezonin e kaluar me 21 gola në 31 paraqitje të bëra në Bundesligë, ndërsa këtë sezon ka realizuar 10 gola në 23 ndeshje, deri më tani. Një formë e tillë ka të ngjarë ta shohë atë duke tërhequr interes nga e gjithë Europa në të ardhmen e afërt. Ndërkohë, Werner tashmë ka disa opsione të mundshme të zgjedhura, por zemra e tij rreh për në “Old Trafford”. “Të luaj në Premier League është një ëndërr për mua, tha ai për “FourFourTwo”. Do të doja të luaja për dy ose tri klube, ndërsa Manchester United do të jetë një nga ato, por ndoshta jo në vitet e ardhshme, më vonë, kur anglishtja ime të jetë pak më e mirë. Unë jam shumë i kënaqur te Leipzig për momentin. Manchester United dhe Liverpool janë ekipet që i shoh më shumë në Angli. Jam pak tifoz me to, sepse kanë aq shumë histori. Kur Alex Ferguson ishte trajner, Manchester United fitoi gjithçka dhe ishte i jashtëzakonshëm. Te Liverpool më pëlqen stadiumi dhe atmosfera. Por, nëse më duhet të vendos, jam më shumë me Manchester United se Liverpool. Në një fazë të karrierës, në të ardhmen, do të doja të luaja me një ekip që fiton tituj”. Werner është i kontraktuar nga Leipzig deri në verën e vitit 2020.
Kryesore
Continue to the category“Rama flet si drejtor azili duke fajësuar të tjerët”, Basha: Retorika...
Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se po përpiqet që të vendosë...