Dimri i këtij viti ka qenë më i nxehti në Arktik, kanë raportuar shkencëtarët amerikanë dhe ata rusë në studime të ndara. Instituti amerikan për çështje të motit dhe kryesisht të borës, ka raportuar më 6 mars se dimri në Arktik gjatë muajit dhjetor, janar dhe shkurt ka shënuar temperaturën 4.9 gradë Celsius, më të lartë se zakonisht. Si rezultat i një të nxehti të jashtëzakonshëm, akulli në Oqeanin Arktik dhe detet e tjerë që mbulojnë majën e globit, ka shënuar rekord të temperaturës më të ulët për këtë periudhë të vitit, kanë thënë shkencëtarët amerikanë. Në muajin shkurt, akulli i detit Arktik ka mbuluar 13.9 milionë kilometra katrorë apo rreth 160,000 kilometra katrorë më pak sipërfaqe sesa në vitin e kaluar, ka njoftuar instituti amerikan. Shërbimi i motit të Rusisë, Shërbimi Federal për Hidrometeorologji, po ashtu ka njoftuar se temperaturat në rajonin e Arktikut kanë qenë katër deri në tetë gradë më të larta se temperatura normale, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve TASS.
Kryesore
Continue to the categoryTaksa e fshehur e kullave që u ngarkohet qyetarëve me urdhër...
Gazetari Klodian Tomorri thote se çdo ndërtues që paraqet një projekt për leje për një pallat, kullë dhe resort duhet të pajtojë një studio...