Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, ka kërkuar zyrtarisht shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Shkodër për shkak të situatës së krijuar në këtë qark pas reshjeve të fundit. Ademi ia ka drejtuar prefektit të Qarkut të Shkodrës ku i bën me dije se si pasojë e keq-menaxhimit dhe shkarkimit të pakontrolluar situata është bërë kritike dhe rrezikohet jeta e popullatës. “Kërkesë prefektit të Qarkut Shkodër për shpalljen e gjendjes së emergjencës në një pjesë të territorit të Bashkisë Shkodër. Në vijim të situatës së krijuar nga shkarkimet e pakontrolluara dhe të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë, keqmenaxhimi i kaskadës së lumit Drin dhe mungesës së informacionit mbi sasinë dhe kohën e shkarkimeve, si pasojë e këtyre shkaqeve jemi në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme në njësitë administrative Ana e Malit dhe Dajç ku rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit. Përsa më sipër dhe referuar Ligjit nr. 8756 datë 26.03.2001” Për Emergjencat Civile” Neni 2, pika 1, Neni 13, pika b si dhe: VKM-së Nr.664, datë 18.12.2002 “Për kriteret dhe procedurat e shpalljes së Gjendjes së Emergjencës Civile”, pika 1 si dhe pika 5, germa a., germa c, paragrafi i dytë, Kërkojmë shpalljen e gjendjes së Emergjencës Civile në pjesët e sipërpërmendura të territorit të Bashkisë Shkodër”, thuhet në kërkesën e Ademit.
Kryesore
Continue to the categoryBasha uron Ditën e Pavarësisë: 28 Nëntori ditë krenarie, mirënjohjeje dhe...
Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka uruar shqiptarët Ditën e Pavarësisë, duke e cilësuar si datën më të rëndësishme të identitetit kombëtar.
Ai...