Italianët arritën të triumfojnë si mysafirë të skuadrës së Tottenham Hotspur me rezultat 2-1, e cila ishte e mjaftueshme për të shkuar më tutje në garën më prestigjioze evropiane për klube, pasi që takimi përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.
Një super Juventus ka përmbysur Totenhemin në një ndeshje dramatike dhe duke shkuar në çerekfinale e Kupës së Kampioneve. Dy lojtarrët vendimtarë kanë qenë Higuan në sulm dhe Daglas Kosta në mesfushë, ndërsa forma shumë e mirë e Dibalës ka sjellë qetësinë tek Juventus. Minutat e fundit ka qenë dramatike me një Totenhem mjaft sulmues dhe të rrezikshëm në sulm.
Anglezët kanë kaluar në avantazh. Në minutën e 39-të është Son Heung-Min që shënon në portën e Buffon.
Me epërsinë minimale të Tottenham mbyllet pjesa e parë. Kujtojmë që rezultati i përgjithshëm është 3-2 për Tottenham, pasi ndeshja e parë në Torino ka përfunduar në barazim 2-2.
Surpriza e Juventus ka qenë në pjesën e dytë. Për 3 minuta ka përmbysur gjithçka në Ëembli. Ka qenë fillimisht Gonzalo Higuain ai i cili ka shënuar, ndërsa goli i dytë është shënuar nga Pualo Dybala.
Me këtë rezultat është Juventus që kalon për në fazën tjetër. Ndeshja ka qenë një spektakël i vërtetë dhe është luftuar nga të dy skuadrat nga minuta e parë deri në minutën e fundit.