Ndërsa nisej për në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në takimin vjetor të lobit hebre, Rama ishte optimist për disa takime të nivelit të lartë në Shtëpinë e Bardhë. Mediat e tij shkruanin se pritej një takim i Ramës me zv.Presidentin e Shteteve të Bashkuara Mike Pence. Lobi mbështetës i Ramës kishte punuar me kohë për të arritur këtë takim dhe dukej se ishte vetëm një hap larg konkretizimit, por një telefonatë e minutave të fundit ka përmbysur gjithçka dhe Pence ka refuzuar që të takohet me Ramën.
Pence ka qenë pjesë takimit të lobit hebre ku ai ka mbajtur edhe një fjalë përshëndetëse në emër të Presidentit Trump. Gjithashtu i pranishëm në këtë aktivitet të rëndësishëm të lobit hebre ka qenë edhe Kryeministri i Izraelit, Netanjahu, I cili nuk ëhstë parë të fotografohet me mikun nga Shqipëria. Netanjahu është një armik i Sorosit dhe armiqësia e tyre është e deklaruar.
Kryelobisti i kryeministri z.Edi Rama në Uashington, z. Brian Ballard është interesuar në Shtëpinë e Bardhë për të folur në mbështetje të Partisë Socialiste.
Siç dëftehet nga dokumentet e siguruara nga faktor.al, lobisti z. Brian Ballard ka takuar me 11 korrik 2017, shefin e Kabinetit të zëvendës Presidentit të SHBA Mike Pence, z. Josh Pitcock, për të biseduar rreth marrëdhënieneve shqiptaro amerikane.
Në të njëjtën ditë, siç raporton Faktor.al, z.Ballard ka takuar kongresmenin z. Matt Gaetz. Ndërsa konsulenti i Ballard Partners, z. Robert Ëexler ka shkëmbyer e-maile me ambasadën e SHBA-në Tiranë me datë 29 qershor 2017 në lidhje me marrëveshjen politike mes maxhorancës dhe opozitës dhe reformën në drejtësi.
Si shkoi Rama në Shtetet e Bashkuara
Rama është nisur në drjtim të Shteteve të Bashkuara për të marrë pjesë në takimin e lobit hebre pasi ka paguar një shumë të majme parash për lobisttë e tij. Sekseri i sigurimit të kësaj ftese besohet se ka qenë një ng deputetët milionerë të tij, i cili ka disa lidhje të dyshimta me një nga krerët e lobit hebre në Shtetet e Bashkuara. Shuma e paguar për sigurimin e kësaj ftese ka qenë e majme, por ajo nuk ka mundur që të jetë productive të sigurojë kontaktet që Rama pretendonte tëv realizonte përpara se të nisej. A nuk mundi të takojë numrin dy të Shtëpisë së bardhë sikurse pretendonin mediat e tij dhe këtu ka diçka që nuk shkon në marrëdhëniet e tij me Uashingtonin. Rama ka bërë gjithçka duke shpenzuar shuma miliona euroshe nga paratë e drogës dhe korrupsionit për të mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, por duket se ajo portë është e mbyllur për kreun e qeverisë më të korruptuar në Europë.