Helmimi i dyshuar i ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij, Yulia me agjent nervor, është cilësuar si “krim i tmerrshëm dhe i pamatur”, ka thënë zëdhënësi i kryeministres britanike, Theresa May. Autoritetet kanë thënë sot se, Skripal 66-vjeçar dhe vajza e tij 33-vjeçare janë në “gjendje kritike”, katër ditë, pasi janë gjetur pa ndjenja në një stol jashtë një qendre tregtare në Salisbury. “Është e qartë se ky ka qenë një krim i tmerrshëm dhe i pamatur”, u ka thënë zyrtari gazetarëve. Sekretarja britanike për Çështje të Brendshme, Amber Rudd, i ka thënë Parlamentit se përdorimi i agjentit nervor në tokën britanike “ka qenë akt i turpshëm dhe i pamatur”, mirëpo britanikët duhet të anashkalojnë spekulimet se kush ka qenë mbrapa këtij sulmi. “Ky rast përbën tentim vrasje në formë publike të mënyrës më mizore”, ka thënë Rudd. “Mirëpo nëse kërkojmë të jemi rigorozë në këtë hetim, ne duhet të menjanojmë spekulimet dhe të lejojmë policinë të kryejë hetimet”. Një zyrtar policor, i cili ka qenë ndër personat e parë që i është afruar skenës ku ka ndodhur incidenti, po ashtu është sëmurë dhe gjendja e tij mbetet serioze. Skripal një kolonel i penisionuar i inteligjencës, ka qenë në mesin e katër të burgosurve të liruar nga Moska në këmbim të 10 spiunëve amerikanë më 2010.
Kryesore
Continue to the categoryKush ja rekomandoi Edi Ramës kryetaren e AZHT, motrën e dy...
Krimi duket se ka shtrirë tentakulat kudo në qeverisjen e Edi Ramës. Ndonëse Babloku del dhe na mburret se në vitin 2030 do hyjnë...