Nënkryetari i PD, Paloka ka ironizuar shkrimin në revistën “Mother Jones” mbi lajmin e rremë për financimet e lobistëve të PD se kjo është një revistë e Nonës Soros dhe se skena që përshkruajnë ata është qesharake pasi sipas tyre rusët ja paskan dalë në SHBA, por paskan dështuar përballë liderit global në Shqipëri.
“Sipas revistes “Nona Soros” (qe deklaron se nuk merr dollare nga Rama po vetem nga dora e Xhorxhit) ruset fituan zgjedhjet ne SHBA dhe i humben ne Shqiperi .
Me siguri qe ne zgjedhjet e tjera ne SHBA, per te qene te sigurte qe Presidentin e SHBA nuk do e zgjedhin prape ruset, do te merret nje kandidat nga “Rilindja” sepse kane treguar qe jane te vetmit qe dijne si te fitojne kunder ruseve.
Ne se vete lideri global nuk do te denjoje te kandidoje perballe “turpit te njerzimit” atehere me siguri do coje Ballen e tij…”, thotë Paloka në një postim në facebook.